Futboll Seria A Sport

MARRËVESHJA E BUJSHME/ Juventus “fërkon duart”, “bardhezinjtë” mbushin arkat me 400 milionë euro

Juventusi nuk kërkon t’i dorëzohet COVID-it dhe pandemisë, prandaj nga dita e djeshme ka vendosur që të “vaksinohet” për të ruajtur të shëndetshme arkat dhe të ardhmen ekonomike të klubit.

Presidenti Andrea Anjeli, në bashkëpunim me kushëririn e tij, Xhon Elkan, presidenti i grupit “Exor” që mbulon financiarisht skuadrën bardhezi, kanë punuar dhe nga dje kanë bërë të mundur arritjen e një akordi për shtimin e kapitalit financiar me një shumë prej 400 milionë eurosh.

Kjo shifër do të derdhet me disa këste deri më 31 dhjetor të këtij viti, falë të cilës Juventusi kërkon që të mbajë të forta themelet dhe të mos e ndiej shumë peshën e humbjeje. Marrëveshja që qetëson jo pak “Zonjën e Vjetër” është lidhur me “Joint Global Coordinators”, korporata që në brendësi të saj përfshin 5 prej bankave dhe agjencive financiare më të mëdha dhe të sigurta në botë si “Goldman Sachs International”, “J.P. Morgan AG”, “Mediobanca-Banca di Credito Finanziario S.p.A” dhe “UniCredit Corporate & Investment Banking”.

Në këtë kontratë është përpiluar dhe nënshkruar edhe çlirimi i disa aksioneve të reja në treg. Nga ana tjetër, kjo është lëvizja e fortë e radhës nga ana e “Exor”-it, pas shtimit të parë të kapitalit të ndodhur vitin e kaluar me 300 milionë euro, i cili qetëson jo vetëm Andrea Anjelin, por mbi të gjitha të gjithë yjet nën urdhrat e trajnerit Masimiliano Alegri, të cilët në këtë mënyrë do të kenë të sigurta pagat e nënshkruara në kontratat ekzistuese dhe mbi të gjitha, klubi nuk do t’u kërkojë as ulje rrogash Kristiano Ronaldos me shokë, por vetëm përkushtim maksimal në fushën e lojës dhe arritjen e objektivave të paracaktuara.

Prandaj, me xhepat e mbushur dhe paratë e sigurta në vazhdim, tani i takon “Kontit Maks” që të vërë në lëvizje në mënyrën e duhur ingranazhet e skuadrës, në pritje të debutimit të kampionat më datë 22 gusht kundër Udinezes në transfertë.

Related posts

Shikoni çfarë SUPER TALENTI ka blerë MILANI/ PAQUETA është “monstër” në Brazil (VIDEO)

Isa.Autor

ARSENALI NË EPËRSI/ ​Ka shënuar golin Granit Xhaka (VIDEO)

Delo.autor

SULMUESI KRASNIQI DREJT LARGIMIT/ Skënderbeu tenton të marrë yllin e Tiranës…

Delo.autor

Leave a Comment