Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E VERËS/ S’ka rinovim për dy lojtarë, Vllaznia humbet protagonistët e sezonit të fundit

Sulmuesi Haris Dilaver nuk do të jetë më pjesë e Vllaznisë. Edhe pse zyrtarisht nga ana e klubit nuk ka ende një konfirmim, mësohet se me boshnjakun nuk është gjetur akordi për rinovimin e kontratës.

Dilaver përfundoi në një zgjedhje dytësore në ndeshjet e Europës, teksa vetëm atë në Bosnje ndaj Shirokit e nisi titullar. Pas ardhjes së qendërsulmuesit Aralica, tashmë shanset për rinovim të boshnjakut me klubin shkodran janë thuajse zero.

Mesfushori Millosh Kaleziç është i larguari i radhës pas eliminimit të Vllaznisë nga Liga e Konferencës. Ashtu si Eni Imamit dhe Haris Dilaveri, që u përfundoi kontrata me klubin shkodran dhe nuk kanë gjetur marrëveshje për rinovim, e njëjta gjë pritet të ndodhë edhe me malazezin.

Nga sot ai është futbollist i lirë, por gazeta mëson se klubi nuk ia ka rinovuar marrëveshjen.

Related posts

I FIKSUAR PAS RONALDOS/ Uzuni: Edhe mbathjet i kam të CR7, ja kur ndryshoi jeta ime

Delo.autor

NBA/ Houston fiton edhe pa Harden, Philadelphia dominon në Lindje

Delo.autor

Flamurtari mbush 95-vjeç, si dhuratë për ditëlindje kërkohet rikthimi në Europë

Sadik.Autor

Leave a Comment