Futboll Sport

MBAPE SHTYN RONALDON DREJT PSG-SË/ Juventusi pret reagimin e ish-kapitenit të Interit

Rrugët e merkatos nuk njohin fund. Aq më tepër kur flitet për emra si Kilië Mbape e Kristiano Ronaldo. Sugjestionuese manovra, e cila prej javësh zë faqet e para të të përditshmeve sportive, sipas të cilave CR7 do të ishte zëvendësuesi i francezi në rast largimit të këtij të fundit nga Parisi.

Gjithçka varet nga oferta e Realit të Madridit që nuk pranon të shpenzojë shumicën e buxhetit për një lojtar në skadencë kontrate. Në anë tjetër, Mbape mezi pret të zbarkojë në kryeqytetin spanjoll ku do të gjejë edhe mikun Benzema.

Juventusi nuk kërkon të gjendet e papërgatitur dhe thuhet se ka një plan B, por më parë duhet të sistemojë portugezin, i cili nuk do të lejohet të largohet falas pasi do të shkaktonte humbje të rëndësishme në bilanc.

Një alternativë mund të ishte shkëmbimi me Ikardin, i cili ka humbur vend në hierarkitë e Poçestinos. Argjentinasi do ta mirëpriste transferimin në Torino, por nuk mund të presë gjatë.

Për të interesohet Roma, që me ardhjen e Murinjos në stol është bërë një klub shumë tërheqës për kampionë të ndryshëm të lojës me top. Gjithsesi, efektin domino mund ta shkak tojë vetëm Mbape.

Ky i fundit kërkoi largimin që kur ishte i grumbulluar me Francën në Europian, por së shpejti do të ketë një takim më drejtuesit për të gjetur një zgjidhje që do ta ndihmonte të realizonte ëndrrën madrilene.

Related posts

SUPERLIGA/ Kukësi-Flamurtari dhe Teuta-Tirana, për gjithçka ose asgjë

Isa.Autor

I JEP FUND SPEKULIMEVE PËR LARGIMIN NGA TOTTENHAM/ “Shpërthen” Pochettino: Të gjithë fajin e kanë…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Gedafe-Barcelona, nis pjesa e dytë. Rezultati 0-2

Delo.autor

Leave a Comment