Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja ndeshja Skënderbeu-Partizani. Rezultati 1-2

Ka startuar në orën 13:45, supersfida mes Skënderbeut dhe Partizanit. Pavarësisht kushteve jo fort të favorshme për shkak të reshjeve të dendura të dëborës që kanë mbuluar fushën e lojës, skuadrat dhe zyrtarët e ndeshjes  vendosën që takimi të zhvillohet.

Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare. Bie në sy prania e 3 debutuesve të Skënderbeu, ndërkohë që te Partizani, debuton nga minuta e parë Murataj.

Korçaret e Juljan Ahmatajt, vijnë në këtë takim pas barazimit në transfertë ndaj Kastriotit, ndërkohë që po në barazim u mbyll edhe sfida e fundit e Partizanit ndaj Apolonisë.

SKËNDERBEU-PARTIZANI 1-2

Mensah 65′ / Bardhi 4′ , Solomon 7′

KOMENTI LIVE: 

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

88′ Tereziu provon me një gjuajtje fluturimthi, por jashtë kuadratit.

87′ Zëvendësim edhe te Skënderbeu, largohet Zguro, në fushën e lojës Tereziu.

86′ Zëvendësim te Partizani, largohet Jasir Asani për Tedi Carën.

80′ Duele të shumta në mesfushë, mungojnë rastet e rrezikshme, pavarësisht përpjekjeve të korçarëve.

72′ Goditje dënimi për Partizanin, në hyrje të zonës, pas ndërhyrjes së gabuar të Sadriut ndaj Melos. Provon Jasir Asani, por topi ndalet në mur.

69′ Solomon dhe Zguro ndëshkohen me karton të verdhë.

65′ GOOOOL SKËNDERBEU 1-2/ Pas një harkimi nga këndi nga ana e Zguros,  Mensah godet saktë me kokë, duke rihapur sfidën. 

53′ Korçarët provojnë të depërtojnë në zonën e Partizanit, duke shfrytëzuar harkimet nga mesfusha, por mungojnë rastet e rrezikshme në portën e Alban Hoxhës.

46′ Skënderbeu kryen 2 zëvendësime, largohen nga fusha Mara dhe Taipi në vend të tyre Qaqi dhe Redi Kacanolli (16-vjeç).

Mbyllet pjesa e parë! 

40′ Skënderbeu pretendon për prekje të topit me dorë brenda zonës, por gjyqtari Cjapi nuk është i këtij mendimi. Proteston Ahmataj.

38′ Goditje dënimi për Partizanin, provon Jasir Asani me të majtën, topi shkon mbi kuadratin e portës së mbrojtur nga Dajsinani.

31′ Zguro harkon nga e majta për Mensah, por sulmuesi nuk arrin të devijojë me kokë.

25′ Vazhdojnë tentativat e korçarëve, të cilët kërkojnë të rihapin sfidën, duke u foksuar më së shumti te loja me topa të gjatë, por pa sukses. Bitri dhe Belica, në lartësinë e duhur në këto minuta.

15′ Skënderbeu provon të reagojë, por mbrohet mirë skuadra e Ilir Dajës, që nuk lejon hapësira në prapavijë.

7’ GOOOOOL PARTIZANI 2-0! Start fantastik i kryeqytetasve, që shënojnë edhe golin e dytë. Këtë herë është Solomon, i cili pas një krosimi perfekt nga e djathta nga Asani gjuan bukur me kokë dhe e ndal topin në trekëndësh.

6′ Pusi provon të kundërpërgjigjet me një goditje të rrezikshme, por topi shkon jashtë kuadratit.

4′ GOOOL PARTIZANI 0-1/ Zhbllokohet sfida. Jurgen Bardhi realizon me kokë, pas një harkimi nga goditja standarte, futbollisti i skuadrës kryeqytetase godet saktë me kokë, duke kaluar në avantazh skudrën e Dajsë. 

1′ Ka nisur sfida në Korçë.

Related posts

“MESI I PAKOMPLETUAR…”/ Befason Jyrgen Klop: CR7 më i miri nëse tërhiqet sot, ja arsyeja…

Delo.autor

ZBULON NJË PRAPASKENË/ Mascherano: Messi më ka ndihmuar për të kaluar tek Barcelona. Guardiola s’do të më kishte…

Delo.autor

PRAPASKENA/ Ibra: Te INTERI qeshnin me mua, nuk më besuan kur u thashë se…

Isa.Autor

Leave a Comment