Futboll Seria A Sport

“PAS NJË NDALESE PREJ TRE MUAJSH…”/ Zeman: Juventus do ta fitojë titullin, por po e ndihmonë

Zdenek Zeman është kthyer të flasë për Juventus-in, por jo vetëm. Gjatë një interviste të dhënë për “Un giorno da pecora”, emision i Radio Rai, trajneri ka folur për Serinë A dhe të ardhmen e tij në stol.

Bohemi nuk ka pasur fjalë shumë të ëmbla për skuadrën e Lotito-s:

“Lazio, me humbjen e pësuar në Bergamo, i ka dhënë një dorë Juventus-it që do të fitojë titullin. Bardhezinjtë nuk po luajnë mirë. Pas një ndalese prej tre muajsh, të gjithë do të pësojnë rënie gjatë ndeshjeve. Nuk janë në gjendje të mbajnë ritmin”.

Zeman ka festuar  fitoren e Napoli-t dhe periudhën e jashtëzakonshme të Atalanta-s:

“Më ka befasuar Atalanta, sepse në Bergamo ka pasur më shumë vështirësi për t’u stërvitur, për shkak të virusit. E kanë merituar përmbysjen kundër bardhekaltërve, por nëse Malinovsky nuk do të gjente atë gjuajtje, nuk e di si do të kishte përfunduar”.

“Fitorja e Napoli-t në Kupën e Italisë? Jam i gëzuar për Napoli-n dhe Insigne-n që përfaqëson qytetin”.

Ish-trajneri i Pescara-s është kthyer të flasë edhe për një kthim të tijin në stol:

“Për momentin nuk më ka kërkuar asnjëri, në futbollin e sotëm ka shumë rrëmujë. Shpresoj që sapo të qartësohet situata të ndodhë diçka, përndryshe do të më gjeni në një stol në park”.

Related posts

MILIARDAT KUNDËR EKSPERIENCËS/ PSG-Bayern Munich, finalja Champions mes dy botëve të ndryshme

Delo.autor

REVOLTOHET ME CR7/ Rummenigge: Fiton 70 milionë euro bruto në vit, kush ia paguan? UEFA tani duhet të…

Delo.autor

Chelsea, Morata zbulon arsyen përse ka “ngecur”!

Sadik.Autor

Leave a Comment