Futboll La Liga Sport

MERKATO E BUJSHME/ Real Madrid me plan B nëse nuk vjen Mbappe, Ancelotti kërkon yllin e Liverpool…

Në Madrid vijojnë të jenë të fiksuar pas idesë për të veshur me të bardha Kylian Mbappe. Sulmuesi francez ka qenë dhe mbetet prioriteti kryesorë, njëkohësisht edhe transferimi më i ndërlikuar pasi bëhet fjalë për një operacion me një kosto shumë të madhe. Nëse për një arsye po për një tjetër, transferimi i Mbappe dështon sërish të kryhet këtë verë, drejtuesit e Real Madrid kanë gati një plan B. Sipas mediave spanjolle, Carlo Ancelotti i ka sugjeruar presidentin Perez emrin e Mohammed Salah.

Momo Salah

Në fakt egjiptiani nuk është një emër i ri në listën e Perez, edhe më herët presidenti i Real Madrid ka shprehur dëshirën për ta pasur në skuadër. Salah nuk e ka më atë lidhje të pathyeshme me Liverpool dhe me vetë trajnerin Jurgen Klopp, mbylli një sezon jo pozitiv dhe këtë verë mbase është mundësia ideale për të trokitur në dyert e klubit të kuq me një ofertë konkrete. Edhe në këtë rast nuk bëhet fjalë për një transferim të lehtë, ti rrëmbesh Liverpool sulmuesin egjiptian kërkon një sforco të madhe ekonomike por Ancelotti kërkon një blerje të madhe për të rikthyer Real Madrid në nivele të larta në Champions League.

Related posts

Pep Reina i thotë jo Guardiola-s për Milan-in

Q.Autor

EUFORIA E TITULLIT TË SERIE A SHUHET SHPEJT/ Inter pranon problemet ekonomike, ja pse Conte ka dyshime…

Delo.autor

JO VETËM F1/ Pas 30 vitesh në Hungari rikthehen garat e Moto GP

Delo.autor

Leave a Comment