Futboll Shqipëri Sport

MERKATO E VERËS/ Ofertë nga La Liga për Manaj, sulmuesin e Kombëtares kërkohet nga klubi…

Rei Manaj mund të jetë shqiptari i tretë që do të luajë këtë sezon në La Liga, pas Keidi Bares dhe Ivan Balliut. Së fundmi, gazetari spanjoll Ignacio de la Varga ka bërë me dije se skuadra e Kadizit ka kërkuar informacione nga Barcelona B për shërbimet e sulmuesit të Kombëtares Shqiptare.

Rei Manaj shkëlqeu sezonin e shkuar me 12 gola në kampionat dhe dy në fazën “play off” me skuadrën e dytë katalanase, mirëpo duket se e ardhmja e tij shihet larg skuadrës katalanase.

Kadiz është ngjitur këtë sezon në elitën e futbollit spanjoll dhe kërkon që të përforcohet, duke e parë sulmuesin shqiptar si alternativë cilësore për repartin e avancuar. Deri më tani, në Spanjë për Manajn janë interesuar skuadra të ligave më të ulëta, ndaj shihet me interes interesimi i Kadizit që 24-vjeçari të mund të tregojë cilësitë e tij mes më të mirëve.

Related posts

CONTE FITON GJYQIN ME CHELSEA/ Ja shuma që duhet ta dëmshpërblejë presidenti i klubit

Delo.autor

VIJON KARRIERËN JASHTË ITALISË/ Claudio Marchisio rrëfen: Buffon më tha se futbolli përjetohej…

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Fitoi tripletën me Inter, legjenda “Zikaltër” merr drejtimin e klubit… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment