Futboll Seria A Sport

MERKATO E VERËS/ Agjenti ua ofron skuadrave angleze, Interi mendohet për shitjen e liderit të mbrojtjes

Stefan de Vraj është një nga pikat kyçe të mbrojtjes së Interit, por sinjale alarmi për drejtuesit vijnë nga agjenti i tij Mino Raiola.

Sipas zërave të merkatos, menaxheri italo-holandez po kërkon ta çojë klientin e tij në Angli dhe ka biseduar me disa drejtorë sportivë të klubeve.

Te zikaltrit është e sigurt që kërkohet të vazhdohet më holandezin për të cilin edhe trajneri i ri, Simone Inzagi, flet me superlativa, por një ofertë e mirë mund t’i joshte që të hiqnin dorë nga shërbimet e tij.

Duke marrë parasysh edhe faktin që mbrojtësi ka qenë një transferim më parametër zero, shitja e 29-vjeçarit do t’u sillte arkave të klubit një plusvalencë të konsiderueshme të ardhurash duke ndikuar pozitivisht në bilancin financiar të klubit milanez.

Related posts

VINICIUS JUNIOR KA DITËLINDJEN/ “Xhevahiri” i Real Madrid mbush 19 vjeç (FOTO)

Delo.autor

PAMJET E FUNDIT/ Cristiano Ronaldo mbërrin në Arabi, shihni çfarë bëjnë njerëzit

F.autor

LIVE/ Shqipëri-Jordani: Me fat jordanezët, Veseli shpërdoron një GOL të sigurtë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment