Futboll Seria A Sport

NUK BËN PJESË NË PLANET E ALLEGRIT/ Mbrojtësi Demiral pranë transferimit tek gjigantët e Bundesligës…

Borusia e Dortmundit është në kërkim të përforcimeve në fazën mbrojtëse. Sipas lajmeve që vijnë nga Italia, verdhezinjtë janë shfaqur shumë të interesuar për mbrojtësin turk të Juventusit Merih Demiral. Për të marrë shërbimet e turkut, Borusia duhet të derdhë në arkat e klubit bardhezi plot 30 milionë euro.

Një shumë që konsiderohet e madhe nga klubi verdhezi që shpreson të paguajë më pak për shërbimet e lojtarit. Demiral nuk është në planet e trajnerit të ri, Masimiliano Alegri, i cili në repartin mbrojtës është i kompletuar me lojtarë si Bonuçi, Kielini dhe De Ligt.

Demiral do të kishte pak hapësira dhe duke parë moshën e re, nuk do të pranonte të qëndronte në stol në sezonin e ri. Ndërkohë Borusia do të forcohej shumë në prapavijë me Demiralin që do të formonte një dyshe të frikshme së bashku me Humelsin.

Pas shitjes së Jadon Sanços te Mançester Junajtidi, Borusia ka arkëtuar mjaftueshëm para për të forcuar skuadrën dhe për ta bërë atë sa më kompetitive.

Ndërkohë që në Dortmund pritet vetëm firma për sulmuesin holandez, Doni Malen, për të cilin do të paguhen 35 mln euro.

Related posts

“ISHTE NJË MBRËMJE E ÇMENDUR”/ Vajza brune tregon detaje nga nata e kaluar me Rooney (FOTO)

F.autor

Bayern Munich gjen te Chelsea zëvendësuesin e Lewandowski…

Sadik.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Granada-Barcelona, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 1-0

Delo.autor

Leave a Comment