Moto GP Sport

Ducati zgjedh Dovizioso për të ardhmen, rrit ofertën për italianin

Duket se Ducati ka vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me pilotin italian Andrea Dovizioso, duke e preferuar para spanjollit Jorge Lorenzo, të dy pilotë që u skadon kontrata në fund të sezonit. Lorenzo ka një rrogë të mirë, por jo rezultat, ndërkohë që e kundërta ndodh me italianin, që është nënkampion bote në Moto GP dhe është pretendent për titull edhe këtë sezon.

Drejtuesit e motorit italian kanë deklaruar se këtë fundjavë do të bisedojnë me Andrea Dovizioso, duke i rritur rrogën dhe i premtuar një motor pretendent për titull. Problem është vetë piloti italian, që sheh me kujdes edhe mundësitë e tjera, duke qenë se mund t’i vijë një ofertë më e mirë nga skuadrat rivale. Honda është alternativa e vetme, duke preferuar Dovizioso para Pedrosa.

Related posts

Flamurtari bën gati “goditjen” e radhës, sulmuesi i njohur pranë firmës me kuqezinjtë

Isa.Autor

KËRKON PËRFORICME NË PRAPAVIJË/ Po shkëlqen me skuadrën e Ligue 1, Milan ndjek me interes mbrojtësin argjentinas…

Delo.autor

DËSHTUAN NË BOTËROR/ Brazilianët sërish në modë, janë ata mbretërit e merkatos

Sadik.Autor

Leave a Comment