Futboll Sport

MERKATO E VERËS/ Heq dorë nga Harry Kane, Manchester City në sulm për yllin e Bayern Munich…

Mançester Siti po mon itoron situatën kon traktuale të Robert Levandovskit ndërsa kampionët e Anglisë po kërkojnë një sulmues elite për ta transferuar këtë verë. Sulmuesi polak ka edhe dy vite kontratë në “Allianz Arena”, nga e cila fiton më shumë se 300 mijë paund në javë, por ai nuk ka rinovuar ende. Objektivi kryesor i “Qytetarëve” është sulmuesi i Totenhemit Herri Kejn

“Spërsave” u janë ofruar 100 milionë paund përpara nisjes së Europianit për kapitenin e Anglisë, të cilat janë refuzuar. Presidenti, Daniel Levi, dëshiron që ta mbajë golashënuesin më të mirë të skuadrës të paktën edhe për një tjetër sezon, por do të pranonte që ta shiste atë vetëm në rast të një oferte që i kalon 150 milionë paundët. Dhe Siti është përgatitur për planin B në rast se nuk do të transferojë me sukses “Këpucën e Artë” të Premier Ligës.

Një nga këto alternativa është Robert Levandovski. 32- vjeçari luajti për Pep Guardiolën kur katalanasi drejtoi rekordmenët gjermanë 2014-’16. Edhe Reali i Madridit është një klub që interesohet për Levën, ndërsa menaxheri i tij Pini Zahavi, përfundoi së fundmi marrëveshjen për transferimin e David Alabës nga Bajerni në “Bernabeu” me parametër zero.

Klubet më të mëdha të Europës po monitorojnë me interes situatën e polakut, i cili ka trembur Bajernin se mund ta humbasë për një shifër të ulët verën e ardhshme, nëse deri atëherë ai nuk do të ketë rinovuar. Levandovski shënoi 41 gola në Bundesligë sezonin e shkuar, duke vendosur rekordin historik, ndërsa në “Euro 2020” shënoi 3 gola me Poloninë në fazën e grupeve.

Trajneri i ri i Bajernit, Julian Nagelsman, i cili shpesh përdor një sistem loje pa qendërsulmuesin klasik do të vazhdojë t’i besojë numrit 9. Bajerni është përfolur për transferimin e sulmuesit të PSV-së, Kodi Gakpo dhe mund të futet në garë edhe për Halandin, në rast se hyn në fuqi klauzola e prishjes së kontratës me Dortmundin (75 milionë euro) verën e ardhshme.

Related posts

E BUJSHME/ Akuzoi arbitrat pro-Madrid, ja sa rrezikon të dënohet mbrojtësi Pique…

Delo.autor

Kovacic kërkon LARGIMIN nga REALI, në ANGLI dhe ITALI bëjnë gati paratë

Isa.Autor

SURPRIZOI NË BOTËROR/ Objektivi i Chelsea mund të largohet nga Inter me një kusht…

Isa.Autor

Leave a Comment