Futboll Seria A Sport

MERKATO E VERËS/ Inter nis kontaktet me Real Madrid për shërbimet e sulmuesit…

Interi është vënë pas një sulmuesi i cili do të jepte garanci në fazën ofensive dhe ditën e sotme në emër i ri ka dalë në pah për zikaltrit.

Sipas “Interista.it”, Interi ka kontaktuar Realin për shërbimet e sulmuesit Luka Joviç. 24-vjeçari u përfol shumë për një transferim tek skuadra tjetër e Milanos, por kuqezinjtë afruan Olivier Zhirun.

Luka Joviç u transferua në verën e vitit 2019 tek Reali, por nuk ka gjetur hapësira të mjaftueshme në skuadër, teksa sezonin e kaluar ishte në huazim tek gjermanët e Eintrahtit të Frankfurtit. Interi i ka ofruar Realit idenë e një transferimi me huazim 2 vjeçar, por zikaltrit më parë duhet të shesin Sançezin ose Pinamontin për t’i bërë vend sulmuesit serb.

Related posts

TALENTI HALAAND NJË HAP LARG JUVENTUS/ “Zonja e Vjetër” gati 30 milionë euro, por norvegjezi kërkon një pagë prej…

Delo.autor

E FUNDIT/ Tragjedia në Xhenova: Njihuni me takimet që nuk do të zhvillohen në SERIE A

Isa.Autor

Humbën në kampionat, por Ilir Daja nuk neglizhon

Sadik.Autor

Leave a Comment