Futboll Sport

ZYRTARE/ Laçi lë të papunë Bledar Kolën. Krajova shkarkon të gjithë stafin teknik

Humbja me Laçin në “Elbasan Arena” ka qenë fatale për trajnerin grek të Kraiovës, Marinos Uzunidis i cili është pushuar nga puna ditën e sotme.

Drejtuesit e klubit nuk e kanë përtypur disfatën ndaj kurbinasve duke marrë një vendim ekstrem për të ardhmen e trajnerit grek. Lajmin e bëri të ditur vetë klubi me anë të një komunikate zyrtare. Në këtë mënyrë nga klubi largohet dhe Bledar Kola i cili është pjesë e pandashme e teknikut Uzunidis.

Të gjithë në Rumani ishin me sy nga kundërshtari në turin e tretë të Ligës së Konferencës, Anderlehti, por harruan që njëherë duhet kaluar Laçi, me kurbinasit që zhvilluan një paraqitje dinjitoze përballë një kundërshtari shumë të vështirë.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Pato rikthehet te skuadra ku u bë i njohur, firmos deri në…

Delo.autor

SEZONI ME BASEL/ Shaqiri merr vlerësimin në Zvicër

F.autor

BELGJIKA VENDOS PËR TRAJNERIN E RI/ Ul në stol ish teknikun e Romës

F.autor

Leave a Comment