Futboll Seria A Sport

MERKATO E VERËS/ Joao Mario arrin akordin, klubi kërkon 30 milionë euro dëmshpërblim nga Inter

“Joao Mario i ka thënë po Benfica-s”. Ky është lajmi i dhënë nga portugezja Record.

“Mesfushori ka folur me Vieira (presidenti i klubit) dhe i ka thënë se mendon vetëm për Benfica-n”.

Në faqet e brendshme të së përditshmes portugeze shpjegohet me më shumë detaje operacioni që është shumë afër zyrtarizimit: marrëveshja mes palëve nuk është nënshkruar akoma, por çështja konsiderohet e mbyllur.

Nuk do të ketë kthim mbrapa: mesfushori, që ka dhënë fjalën e tij, do të luajë në da Luz deri në 2026-ën, duke mbrojtur ngjyrat e rivalëve të përjetshëm të Sporting Lisbon, që do të derdhë 7.5 milionë euro në arkat e Inter-it për të siguruar kartonin e tij.

Nëse transferimi realizohet, Sporting mund ta hedhë Inter-in në gjyq për 30 milionë euro.

Marrëveshja për huazimin e 28-vjeçarit te Sporting një vit më parë ka përfshirë edhe një klauzolë që i ndalonte zikaltrit ta shisnin lojtarin te një klub tjetër portugez.

Related posts

ZYRTARE/ Messi prezantohet tek PSG dhe zgjedh numrin e fanellës: Jam i paduruar për debutimin (VIDEO)

Delo.autor

Babai i yllit të Bayern: Stili i Lopetegui, perfekt për atë futbollist spektakolar

Isa.Autor

COPPA ITALIA/ Milan mposht Lazion me “POKER” dhe “peshkon” Interin në gjysmëfinale

Delo.autor

Leave a Comment