Futboll Seria A Sport

MERKATO E VERËS/ Mbrojtësi Hysaj pret prezantimin tek Lazio, nga Turqia fut “hundët” Fenerbahce

Elseid Hysaj do të jetë sërish nën urdhrat e trajnerit Mauricio Sarri te Lacio. Pas Empolit dhe Napolit, mbrojtësi i Kombëtares do të rikthehet që të punojë me trajnerin që e promovoi në futbollin italian, në Serinë B, më pas në elitë. Mediat italiane kanë bërë me dije se mbrojtësi, me anë të agjentit dhe drejtuesit e Lacios, ka gjetur një akord për kontratën deri në pesëvjeçare me një pagë neto bazë prej 1.8 milionë eurosh plus bonuset.

Te Lacio nuk është prezantuar në një konferencë as trajneri Sarri, i cili pritet këto ditë të para të javës që të dalë para mediave. Kjo duket se ka penguar edhe zyrtarizmin dhe prezantimin e Elseid Hysajt te skuadra kryeqytetase.

Vetë drejtori Igli Tare, disa ditë më parë, ka komentuar që do të ketë bisedë me presidentin për të caktuar edhe prezantimin e Sarrit në krye të bardhekaltërve. Kjo gjë do të sillte më tej edhe zyrtarizmin dhe prezantimin e Hysajt, i cili mund të jetë gati nën urdhrat e Sarrit që në datën 10 korrik, kur edhe pritet të nisë grumbullimi i Lacios për fazën përgatitore.

FENERBAHÇE – Mirëpo, ndonëse mediat prestigjioze në Itali e kanë bërë fakt të kryer të ardhmen te Lacio për Hysajn, mbrojtësi i Kombëtares bëhet gjithnjë pjesë e një “telenovele” me seri pa fund, deri në momentin që do të prezantohet në ekipin post-Napoli.

Në Turqi del një informacion se skuadra e Fenerbahçes po kërkon shërbimet e tij. Disa media pranë skuadrës turke e kanë përditësuar këtë lajm të para disa javëve, me zhvillime dhe interesime të ditëve të fundit për shërbimet e mbrojtësit të Kombëtares.

Related posts

Plaku zbulon premion dhe çfarë ka ndryshuar tek Kamza

Sadik.Autor

ELIMINIMI NGA CHAMPIONS LEAGUE/ Juventusi nis revolucionin nga themelet, ja lista e frikshme

Delo.autor

REZULTATET ZHGËNJYESE TË EKIPIT/ “Lufta” për shkarkimin e presidentit të Barcelonës, ja numri i firmave të grumbulluara

Delo.autor

Leave a Comment