Futboll Sport

MERKATO E VERËS/ Kastrioti nuk ndalet, akord me ish-mesfushorin brazilian të Kamzës…

Kastrioti ka bërë një tjetër goditje në harkun kohor të 24 orëve.

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se krutanët, pasi e mbyllën marrëveshjen për transferimin e Edon Hasanit në Krujë, kanë siguruar edhe shërbimet e mesfushorit të njohur brazilian Bruno Arrabal, i cili e ka mbyllur aventurën tek Arbëria në Kosovë dhe tashmë do të jetë pjesë e Kastriotit për sezonin e ri.

29-vjeçari ka luajtur rregullisht me skuadrën kosovare, ndërsa më parë ka qenë pjesë e shumë skuadrave, mes tyre në Superiore ka luajtur me ekipin e Kamzës, ndërsa ka veshur edhe fanellën e Ethnikos Achna FC në Qipro, por edhe Llapit, si edhe Duque de Caxias në Brazil.

Ky afrim shihet si mjaft i goditur te Kastrioti, pasi Arrabal luan në disa pozicione. Kontrata e tij do të jetë njëvjeçare, por me të drejtë rinovimi edhe për një sezon. Krutanët tashmë kanë hyrë fuqishëm në merkato dhe në ditët në vijim pritet që të ketë të tjera afrime cilësore.

Related posts

LA FUSHËN PAS 19 MINUTASH LOJË/ Juventus mëson lajmin e fundit për kapitenin Chiellini

Delo.autor

KAZAKISTAN-SHQIPËRI/ Reja nis me 3 debutues, kërkon me çdo kusht fitoren (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

ÇEREKFINALET/ Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Angli-Suedi

Isa.Autor

Leave a Comment