Futboll Seria A Sport

MERKATO E VERËS/ Kërkohet fantazist, Milani hedh sytë nga lojtari që shkëlqeu në Europian

Klubi i Milanit është në kërkim të një mesfushori të avancuar dhe së fundmi sytë janë hedhur nga lojtari i Lajpcigut, Marsel Sabitcer. Austriaku nuk duket se ka në plan të rinovojë me skuadrën gjermane, të paktën sipas “Corriere dello Sport”. Kontrata i skadon në 30 qershor 2022 dhe Sabitcer mund të shitet për jo më pak se 20 milionë euro.

Kostoja e tij është më e leverdishme për Milanin, në krahasim me serbin e Ajaksit, Duzhan Tadiç, apo spanjollin e Realit të Madridit, Isko. Kuqezinjtë gjithashtu kërkojnë lojtarë që kanë një moshë relativisht të re. Mosha 33-vjeçare e Tadiçit përbën një problem për sa i përket vazhdimësisë, prandaj Sabitcer duket si profili i duhur për të zëvendësuar Hakan Çalhanoglunë.

Milani ka studiuar në fakt shumë lojtarë për rolin e mesfushorit të avancuar dhe jo vetëm, nga Tadiç dhe Isko, deri te lojtarë me tipare akoma më sulmuese, si Joviç, Zhiru apo Domeniko Berardi.

Klubi kuqezi po kërkon që në sezonin e ri të ketë sa më shumë alternativa për sa i përket formacionit. Blerja e Tonalit nga Bresha duket më shumë si një lëvizje për sa i përket të ardhmes së largët, me lojtarin që pavarësisht potencialit nuk shihet si një titullar fiks në formacionin e trajnerit Stefano Pioli.

Milani së fundmi ka studiuar edhe pistën që të çon drejt sulmuesit çek të Bajer Leverkusenit, Patrik Shik, por klubi i “Aspirinave” për momentin nuk ka në plan për të shitur sulmuesin. Sabitcer duket i duhuri për të zbarkuar në Milano.

Related posts

“JU TREGOJ SI LINDI PASIONI PËR T’U BËRË TRAJNER”/ Rrëfehet Pirlo UEFA: Shembull mbetet Guardiola. Champions…

Delo.autor

“DUHET TË DIMË TË DALIM NGA KËTO MOMENTE PRESIONI”/ Flet trajneri Valverde: Kujdes, Slavia për pak tronditi…

Delo.autor

“Murgesha e pavarur” thumbon REALIN: Aktivizova njoftimet për GOLAT, por NUK PO PUNON…

Isa.Autor

Leave a Comment