Futboll Seria A Sport

MERKATO E VERËS/ Nga Nandez te Larsen, ja planet e Inter-it për të zëvendësuar mbrojtësin Hakimi…

Interi vazhdon të jetë i kujdesshëm me lëvizjet e tij gjatë kësaj vere. Bisedimet më interesante të merkatos zikaltër po zhvillohen për momentin me kuqeblutë e Kaljarit, ku pas Raxha Naingolanit dhe Dalbertit, i lakuari i fundit është Nahitan Nandez.

Mesfushori, që shihet nga Interi si një nga opsionet më të mira për të përforcuar organikën, do t’u siguronte zikaltërve kreativitet, një nga gjërat që më së shumti po insistojnë Marota e Auzilio kohët e fundit. Uruguaiani vlerësohet me 36 milionë euro, shifër që konsiderohet e lartë për zikaltrit, të cilët do të tentojnë ta ulin sa më shumë.

Ideja e fundit është përfshirja në tratativë e Lusien Agumes, francezit 18-vjeçar që i pëlqen trajnerit të sardëve Leonardo Sempliçi. Për Nandezin, Interit i duhet të mundi edhe konkurrencën e Lids-it të Bielsës, por edhe të gjejë formulën e duhur të blerjes. Nuk dihen ende cilat do të jenë kushtet që do të vendosi klubi kuqeblu, por milanezët do të kërkojnë huazimin me të drejtë blerjeje, ndërkohë që kërkesa e mundshme e Kaljarit për detyrimin e blerjes, do t’i vështirësonte bisedimet që priten të nisin në ditët në vazhdim. Nga ana tjetër, Interi ka në favor të tij dëshirën e lojtarit që qëndron në pritje të ofertës së tyre.

LARSEN – Jens Striger Larsen është interesimi i fundit i Interit për repartin defensiv. Zikaltrit, ende në kërkim të zëvendësuesit të Ashraf Hakimit, po monitorojnë profile të ndryshme ndërsa ende i preferuari i tyre ngelet Hektor Bejerin, për të cilin ende nuk ka zhvillime. 30-vjeçari i shtuar së fundmi në listën e pëlqimeve, ka qenë protagonist i një Europiani të shkëlqyer me kombëtaren daneze dhe shikohet si një përforcim përveçse i mirë taktikisht edhe i leverdishëm nga ana financiare.

Striger Larsen kushton vetëm 5 milionë euro dhe e njeh mirë kampionatin italian pasi ka qenë pjesë e Udinezes për 4 vitet e fundit. Danezi është gati për të bërë hapin e tij të madh në karrierë dhe nuk do ta mendonte dy herë ofertën zikaltër, ndërkohë që interesimi tjetër për të vjen nga ekipi turk i Gallatasarait. Me skadencën e kontratës në 2022, Udineze është e gatshme të pranojë ofertat për të mos e humbur vitin e ardhshëm me parametër zero.

Related posts

PUSHTETI I SPORTIT/ Popullariteti i McGregor “thyen” kufinjtë, merr VOTA në zgjedhjet presidencale (FOTO)

Isa.Autor

LIVE/ Flamurtari-Teuta: Skemë fantastike e vlonjatëve, Alvesh nderon Flamurtarin (VIDEO)

Isa.Autor

ÇFARË STRATEGJIE/ U larguan 3 më të mirët, por LAÇI vazhdon të SHKËLQEJË

Isa.Autor

Leave a Comment