Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

DESTINACION I RI PËR MANAJ/ Ylli i Kombëtares pritet të vazhdojë karrierën në shtetin fqinj të Spanjës…

Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj shkëlqeu këtë sezon me skuadrën e Barcelona B duke realizuar 12 gola gjatë gjithë sezonit.

Barcelona po rishikon mundësinë që ta transferojë diku tjetër Manajn, jo për ndonjë arsye të veçantë por për shkak të periudhës jo të mirë ekonomike që po kalon. Manaj u fol shumë për një rikthim në Itali, por një pistë e re ka dalë në pah për 24-vjeçarin.

Sipas gazetarit portugez, Pedro Sepulveda, Barcelona ka arritur marrëveshjen për huazimin e sulmuesit të Kombëtares drejt skuadrës portugeze të Famalisaos. Këta të fundit janë klub me emër në Portugali dhe militojnë në ligën kryesorë të futbollit vendas, çka do të ishte një lëvizje e bujshme për sulmuesin Manaj.

Për momentin këto janë vetëm zëra dhe pse gazetari portugez e ka bërë fakt të kryer arritjen e marrëveshjes e cila shumë shpejt mund të sjellë dhe një zyrtarizim.

Related posts

Alipio, historia e jetimit që i mori vendin Coutinho-s te Real Madrid

Sadik.Autor

NUK PRANON HUMBJEN ME “KO” NDAJ FURY-T/ Boksueri Wilder: Trajneri im ishte frikacak

Delo.autor

Lojtari argjentinas tregon se ka patur sherr me Messin në dhomat e zhveshjes

Sadik.Autor

Leave a Comment