Futboll Kategoria e pare Sport

MERKATO E VERËS/ Skuadra e Kategorisë së Parë bën goditjen e madhe, afron portierin e Partizanit…

Lushnja nis merkaton. I pari afrim vjen për portën dhe bëhet fjalë për Livio Malajn, i cili karrierën e ka nisur te Partizani. Gardiani 20-vjeçar ka arritur akordin me klubin dhe ka dalë në stërvitje.

Pritshmëritë për shtatlartin (1.94 m i gjatë) janë të mëdha, për shkak të cilësive dhe moshës mbi të gjitha. Lezhjani sezonin e kaluar u aktivizua me ekipin B të “demave”, ndërsa dje është afruar pranë verdhejeshilëve.

Ky do të jetë vetëm fillimi për të besuarit e Ilir Gjylës, pasi planet janë për një “mal” me përforcime. Klubi ka shtuar buxhetin për vitin 2021, ndaj edhe pretendimet do të rriten.

Nëse kampionatin e fundit nuk kapën as “play off”-in, këtë herë do të tentojnë shumë më shumë: ngjitjen në Kategorinë Superiore

Related posts

I FIKSUAR ME REKORDET/ Ronaldo ka mundësinë të shënojë tjetër arritje me Sassuolon

Delo.autor

FINALJA EUROPA LEAGUE/ Formacionet zyrtare: Sevilla – Inter, ja si rreshtohen skuadrat

Delo.autor

SHORTI I KUALIFIKIMEVE “EURO 2020” U-19/ Shqipëria ka rënë në grupin 4 bashkë me…

Isa.Autor

Leave a Comment