Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E VERËS/ Tirana ndërron ide dhe planifikon dy goditje për të përforcuar ekipin. Ja emrat…

Tirana ndërron plan dhe planifikon edhe dy goditje. Me Majkëll Ngonë që mban në ajër skuadrën bardheblu, drejtuesit po shohin mundësinë e hapjes së merkatos.

Kështu, kërkohet afrimi i një sulmuesi goli dhe një mesfushori. Të dy futbollistët mund të bëjnë punë në organikën bardheblu, duke parë që Tirana vitin e fundit ka vuajtur shumë te goli. Tirana do një lojtar që ta çojë topin në rrjetë.

Për momentin skuadra bardheblu ka vetëm lojtarë krahu si Seferi, Halili, Xhixha, Danso, por asnjë sulmues të mirëfilltë. Tim Vairinen nuk është në planet e bardhebluve.

Po kështu, kryeqytetasit duan mesfushor që të jetë në qendër, duke parë se mos skuadra pëson ndonjë hemorragji momentet e fundit. Nga ana tjetër, bardheblutë kanë kohë deri në fund të korrikut për të gjetur një golashënues. Deri tani, zyrtarisht, Tirana ka afruar Seferin, Limajn, Zhivanajn, Përgjonin.

Shumë shpejt pritet firma e Ngosë dhe Xhixhës. Skuadra është pothuajse e plotësuar në çdo repart të saj. Gjithashtu, ekipi do të bazohet edhe te të rinjtë ashtu siç ka bërë edhe në vitet e shkuara në Superiore.

Nga ana tjetër, Tirana do të qëndrojë në Tiranë për gjithë korrikun dhe më pas do të zhvendoset në Pogradec.

Skuadra bardheblu do të qëndrojë në Shqipëri për arsye pandemie, por edhe pse në juglindje kushtet janë shumë të mira dhe Tirana nuk ka përse të emigrojë jashtë Shqipërisë për fazën përgatitore.

Related posts

Formula E, në pistë do të zbresë legjenda e MotoGP

Sadik.Autor

VILLARREAL – REAL MADRID/ “Los Blancos” kalojnë në avantazh (FOTO)

Delo.autor

GIRONA- REAL/ Formacionet: Modric dhe Courtois e nisin përsëri nga stoli (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment