Futboll Sport

“SHPRESOJ TA FITOJË ITALIA EUROPIANIN”/ Trajneri Enrique: Pedri po bën gjëra që edhe Iniesta i ka zili

Luis Enrike është krenar për skuadrën e tij dhe thotë se largohen me kokën lart nga ky kompeticion. Numri një i Spanjës thotë se meritojnë notën 9 dhe zbulon arsyen pse nuk luajti me një sulmues të deklaruar në këtë sfidë.

ITALIA – “Në fundin e ndeshjes ata donin që të shkonin te penalltitë, ndërsa ne donim të luanim edhe 30 minuta më shumë. Bëmë presing lart, sepse Italia ka shumë kualitet. Shpresoj që tani ta fitojnë Europianin. Kanë bërë një kompeticion shumë pozitiv”.

NOTA – “Sigurisht që tani mund të flasim për nota. Fakti që nuk shkuam në finale, nuk është ndonjë ulje note e madhe. Mendoj se meritojmë një nëntë. Lojtarët kanë luajtur dhe kanë bërë futboll spektakolar. Nuk mund t’u them asgjë”.

RRITJE – “Kjo kombëtare është rritur shumë, por nuk e di se ku mund të shkojmë. Kam parë disa gjëra pozitive, lojtarë të rinj dhe me dëshirë për të punuar. Objektivi ynë është të formojmë një skuadër fituese dhe jemi në rrugën e duhur. Tani e kemi atë skuadër”.

KRITIKAT – “Në futbollin profesionist ligjin e bëjnë rezultatet. Tifozëve duhet t’u kërkosh dhe duhet t’u japësh. Kur gjërat dalin siç duhet është më normale, por ka momente të tjera kur nuk fiton dot”.

OLMO – “Ai ka bërë një ndeshje të jashtëzakonshme. Ishte i lirë të bënte gjithçka në fushë”.

PEDRI – “A e keni parë se çfarë ka bërë një djalosh 18- vjeçar në këtë Europian? Emrin e ka Pedri. Nuk e ka bërë as Don Andres Iniesta diçka të tillë. Kurrë nuk kam parë një 18- vjeçar të bëjë një Europian të tillë. Është diçka jashtë logjikes. Jam i kënaqur që kemi një lojtar për vitet e ardhshme”

MORATA – “Kishte një problem në muskul, por gjithsesi mori përsipër penalltinë. Ka kaluar momente shumë të vështira në këtë Europian, por ka qenë në nivel mjaft të mirë. Te penalltia ndodhin këto gjëra”.

PA SULMUES – “Dani Olmo ishte i madh. Është lojtar inteligjent dhe ka kualitet. Donim që të mos u jepnin pika referimi dy mbrojtësve si Kielini dhe Bonuçi.

Related posts

PRAPASKENAT E MERKATOS/ Barcelona refuzoi 70 milionë euro nga Arsenali për yllin e ekipit

F.autor

FORMULA 1/ Piloti Alonso: Kur shoh Mick në pistë më kujtohet babai i tij, Michael

Delo.autor

DISKUTOHET NJË VEND NË EUROPË/ Skënderbeu “kursen” tifozët për ndeshjen ndaj “durrsakëve”, ja çmimet e biletave

Delo.autor

Leave a Comment