Futboll Seria A Sport

MILANI NUK DI TË NDALET/ Akord me mbrojtësin e Monakos

Milani nuk ka ndërmend të ndalet në merkato. Pas Zhirusë që ka mbërritur ditën e djeshme në Milano, kuqezinjtë kanë arritur akordin për afrimin një tjetër lojtari.

Bëhet fjalë për Fode Balo-Ture, i cili është futbollisti i radhës që do të bashkohen skuadrës së drejtuar nga Stefano Pioli.

Ai vjen nga Monako dhe luan si mbrojtës i majtë, ndërsa Maldini ka gjetur akordin për afro 4.2 milionë euro, teksa 500 mijë euro të tjera do të transferohen në Principatë në rast se senegalezi me “Djallin” arrin disa objektiva që kanë lidhje me prezencat dhe ecurinë skuadrës.

Balo-Ture pritet të zbarkojë në Milano për ritualin e vizitave mjekësore dhe firmës në kontratën e re që pritet të jetë 5- vjeçare e me një rrogë prej 1.4 milionë eurosh në sezon.

Related posts

SUPER PROJEKTI/ Barcelona ka gati 300 milionë euro për riemërimin e “Camp Nou”

Sadik.Autor

PARA NDESHJES NDAJ ZVEZDA/ Mbappe: S’do të kemi kohë për t’i dëgjuar…

Isa.Autor

“TË GJITHË NE MARRIM PËRGJEGJËSINË”/ Trajneri Arteta nuk dorëzohet: Projekti i Arsenalit është ky

Delo.autor

Leave a Comment