Futboll Seria A Sport

MIQËSORE/ Mourinho nuk e sheh si titullar, mbrojtësi Kumbulla i përgjigjet me gol (VIDEO)

Marash Kumbulla po mundohet që të fitojë besimin e Zhoze Murinjos që në këtë fazë përgatitore të skuadrës së Romës. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare, duket se nuk e ka të sigurt vendin në formacionin e verdhekuqve me teknikun portugez, por është gati ta fitojë me forcë atë, siç ka bërë më parë te Verona.

Në ndeshjen e sotme miqësore ndaj Ternanës, Murinjo e la përsëri në formacionin e dytë mbrojtësin shqiptar, por ky i fundit iu përgjigj me një paraqitje mjaft të mirë në pjesën e dytë të ndeshjes, kur u aktivizua në radhët e verdhekuqve.

Një gjuajtje me kokë e tij në minutën e 53-të ishte ajo që solli golin e dytë të Romës në fitoren 2-0, e tregoi se ai mund të jetë një armë më shumë për Murinjon jo vetëm me lojën e tij në fazën mbrojtëse, por edhe me aftësitë që ka në lojën në ajër në zonën kundërshtare.

Emri i tij është përmendur shpesh si një lojtar që mund të përdoret si shkëmbim për të siguruar lojtarë që dëshiron Murinjo, por paraqitjet e tij në këtë pjesë të parë të fazës përgatitore mund ta bindin teknikun t’i besojë më shumë hapësira mbrojtësit kuqezi.

Related posts

LIVE/ Zvicra “dhëmbë për dhëmbë” me Suedinë për një biletë në çerekfinale

Isa.Autor

​Maldini: Jam i impresionuar nga Gattuso

Q.Autor

(FOTO) Garë e ashpër mes yjeve të futbollit, njihuni me 5 Top golashënuesit e vitit 2017

Q.Autor

Leave a Comment