Bundesliga Futboll Sport

HOLANDA I DHA “LEKSION”/ Shtypi botëror “kryqëzon” GJERMANINË e Low

Pas eliminimit që në fazën e grupeve, në “Rusi 2018”, Gjermania vijon të jetë vetëm një kujtim i largët i skuadrës që “pushtoi” botën në 2014-ën, nëpërmjet një futbolli pragmatist dhe të bukur.

Liga e Kombeve duhet të ishte turneu ku “Pancerat” do të linin pas Botërorin rus, por humbja e mbrëmshme me rezultatin e thellë 3-0 në Amsterdam, ndaj Holandës, ka bërë që të bien kambanat e alarmit.

Shtypi ndërkombëtar i bëri jehonë të madhe humbjes së Gjermanisë në Holandë, teksa kanë evidentuar qartë formën e dobët të skuadrës, ndërsa jo pak prej tyre drejtojnë gishtin nga trajneri Low, koha e të cilit në atë post, mund të ketë përfunduar.

Humbja e Gjermanisë në mediat botërore:

Itali
Sportmediaset: Super Holanda “vret” Gjermaninë, tedeskët një hap larg nga rënia
Corriere dello sport: Holanda është spektakël, turpërohet Gjermania.
Gazetta dello sport: Çfarë prove force për Holandën! Gjermania dështim.

Holandë
Algemeen Dagblad: Kampionët e Botës më 2014-ën, nuk janë më skuadra e viteve të kaluara
Volkskrant: Gjermania paraqitet dobët, Holanda shijon një sukses historik
De Telegraaf: Holanda tejkalon kufijtë gjermanë. Duartrokitje që në pjesën e pare

Spanjë
Marca: Tulipanët e rinj “shtrihen” mbi Gjermani. Natë e zezë për futbollin gjerman.
AS: Holanda shkatërron Gjermaninë, e cila tashmë rrezikon rënine nga grupi. Joakim Low edhe një here në prag të shkarkimit…

Gjermani
Kicker: “Die Mannschaft”, hija e vetëvetes

Shqipëri
Supersport: Çelin “tulipanët”, Holanda leksion futbolli Gjermanisë
Panorama Sport: Holanda super, zhyt në errësirë Gjermaninë

Related posts

A do të transferohet Alexis në “Stamford Bridge”? Conte ka pranuar se…

Q.Autor

NË 2 NDESHJE 3 GOLA/ Valdet Rama “shpërthen” në Gjermani

Delo.autor

Nga Weah, Kaladze, Klitschko e deri tek Ilir Meta. Kush ishin sportistët të cilët e zhvendosën karrierën e tyre në politikë

Q.Autor

Leave a Comment