Futboll Shqipëri Sport

MIQËSORE/ Sulmuesi Broja sërish protagonist me Chelsea, shënon gol në Dublin ndaj Drogheda

Sulmues i Kombëtares, Armando Broja ka udhëtuar me Çelsin drejt Dublinit në kuadër të fazës përgatitore para-sezonale.

Pasi shënoi dhe asistoi në një miqësore ndaj Peterburgut pak ditë më parë, Broja është bërë sërish protagonist. Londinezët kanë anuluar miqësoren me skuadrën e Drogheda dhe kjo ka bërë që Tuhel të ndajë skuadrën në dy grupe për të zhvilluar një test brenda ekipit.

Sfida përfundoi në barazim 1-1 dhe Broja realizoi golin e vetëm për skuadrën e tij, ndërsa tjetrin e realizoi talenti Kallum Hudson-Odoi. Një paraqitje fantastike e Brojës në këto përgatitje parasezonale të cilat mund të bindin drejtuesit londinezë të mos hidhen në kërkim të një sulmuesi me emër, por t’i japin një shans sulmuesit kuqezi.

Related posts

ECURIA POZITIVE BËN TË RRITET INTERESI/ Disa “xhevahirë” të Partizanit priten të largohen gjatë verës, ja emrat

Delo.autor

PSG me “5 yje” ndaj Amiensit, “nota 10” në startin e kampionatit për parizienët

Isa.Autor

UEFA ndryshon Champions-in, më shumë lojtarë dhe më shumë zëvendësime

Sadik.Autor

Leave a Comment