Futboll Sport

FITOI KUPËN E AMERIKËS/ Messi: Hera e parë që do shkoj me pushime i lumtur

Argjentina është shpallur kampione e Kupës së Amerikës për herë të 15 në histori. ‘Albicelestët’ në finale mposhtën me rezultatin minimal 1-0 Brazilin që ishte edhe vendi organizator i këtij kompeticioni.

Sfida që u luajt në stadiumin Maracana të Rio De Janiero-s dhe që ishte e vetmja e cila u luajt me tifozë këtë edicion, u vulos në minutën e 21 nga Angel Di Maria. Futbollisti që luan me Paris SG përfitoi nga një ndërhyrje e dobët e Lodit, duke kthyer në gol shansin e artë që iu paraqit para portierit Ederson.

Për pjesën e mbetur të lojës Brazili tentoi t’i ndryshonte udhë finales, por fakt është se diçka e tillë nuk ndodhi. Në fund rezulton se ky trofe është i 15 në historinë e Argjentinës, po aq sa Uruguaji që mban rekordin, ndërsa Brazili ishte kampionia në fuqi.

Në përfundim të 90 minutave kishte lot te ‘seleçao’, ndërsa festë e papërmbajtur te Argjentina, sidomos Lionel Messi, që fitoi trofeun e parë me kombëtaren. Për këtë triumf numri 10 është shprehur se ‘ndjen një lumturi të pashpjegueshme’, ndërsa ka shtuar se ‘është hera e parë që do shkoj me pushime i gëzuar pas grumbullimit me kombëtaren’.

Ndërkohë trajneri i Brazilit Tite fajin për humbjen e ka gjetur te terrenet e rënduara të stadiumeve dhe kohën e pakët në dispocizion që kombëtaret kishin për t’u përgatitur.

Related posts

E BUJSHME/ Nga Triplete me Inter tek lojtar stoli në Indi, shikoni shakanë argëtuese të “Le Iene”

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Klubi i Serisë A në pritje të përgjigjes për testet e tjera të tamponit. Merret vendimi për anulimin e…

Delo.autor

RINOVIMI I KONTRATËS/ William tek CHELSEA deri në 2022-shin

Sadik.Autor

Leave a Comment