Futboll Sport

“NDIHEM SI LIDER TE ATALANTA”/ Mbrojtës Gjimshiti tregon për objektivin e madh: Shiriti i kapitenit? E vendos…

Mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti është rritur shumë si futbollist tek Atalanta nën drejtimin e Xhan Piero Gaseprinit duke marrë dhe rolin e liderit tek zikaltrit.

Në Italia shpesh është folur që Gjimshiti do të marrë shiritin e kapitenit, por në një intervistë të dhënë për kanalin e klubit, mbrojtësi kuqezi sqaroi gjithçka.

‘’Do ta fillojmë sezonin përsëri me objektivat e njëjtë, të përmirësohemi sa më shumë dhe të jemi të fortë. Në nivelin personal, do të doja të ndjehesha mirë, të mos pësoja dhe të përpiqem të përmirësohem. Tani po punojmë shumë në Zingonia për të arritur një nivel të lartë, jemi mire.

Unë sigurisht që ndihem ashtu, por trajneri vendos për shiritin e kapitenit . Këtë vit aspekti mendor do të jetë shumë i rëndësishëm, sepse ka shumë ndikim në objektivat që do të arrijë skuadra. Për kampionatin, Interi dhe Juventusi janë favoritët, por ka skuadra të tjera që janë forcuar dhe mund të jenë disa surpriza’’, tha Gjimshiti.

Related posts

Interi është skuadra e fundit që ka hyrë në garë për Anthony Martial

Sadik.Autor

DY “TRIPLETA” NË CHAMPIONS/ L’Equipe “pagëzon” Benzema, është ai favoriti për “Topin e Artë”

F.autor

Tërhiqet Sevilla/ Ja ku do të luaj sezonin e ri mesfushori gjerman Julian Draxler

Isa.Autor

Leave a Comment