Futboll Premier League Sport

MANCHESTER UNITED ME DY TRAJNERË NË FINALE/ Solskjaer: Kemi me vete një enciklopedi futbolli…

Për të ndihmuar nxënësin e tij të fitojë trofeun e parë në stolin e Mançester Junajtidit, do t’ia japë një dorë edhe profesori Sër Aleks Fergusonit.

Ole Gunar Solskjaer, trajneri i “Djajve” do të kërkojë të fitojë trofeun e tij të parë në stol, kur në orën 21:00 Junajtidi i tij do të luajë finalen e Ligës së Europës kundër Vijarealit.

“Sër Aleks ka fluturuar me ne. Ai është një njeri special, si një enciklopedi futbolli. Thjesht ta kemi përreth kur të hamë në restorant, jam i sigurt se nëse lojtarët do të kenë diçka ata mund ta pyesin. Ky klub është në zemrën e tij dhe unë shpresoj që ta shijojë. Unë i detyrohem karrierën”, tha norvegjezi në konferencën për shtyp. Kapiteni Herri Meguajër, i cili vjen pas një dëmtimi në kavilje, do të provojë të jetë vetëm në stol.

Anglezët janë favoritë për të fituar kundër Vijarealit debutues në një finale, por Solskjaer e di që asgjë nuk është vendosur përballë një eksperti të këtij kompeticioni si Unai Emeri:

“Çdo futbollist që shkon në një finale ka pritshmërinë dhe presionin për të fituar. Ne duam të fitojmë, presim të fitojmë, por jam i sigurt se edhe Unai pret të njëjtën gjë nga lojtarët e tij. Ka qenë një rrugë e gjatë për të ardhur këtu. Në një finale është 50 me 50. Jam optimist se jemi gati.

Në një finale mund të ndodhë gjithçka. Ne kemi pesë triumfe në Europë. Kemi humbur dy herë me Barcelonën. Këto janë mbrëmje të mëdha për ne. Mund të jetë vendosja e një guri për një të ardhme të madhe. Ky është klubi më i madh në botë. Presioni te Mançester Junajtidi është një kënaqësi. Lojtarët janë gati”.

Tekniku thotë se kushdo do të zbresë sot në fushë do të japë gjithçka dhe kush do ta bëjë nga stoli pret gjithashtu të mos kursehet: “Ajo që kam mësuar është t’i besoj skuadrës dhe t’i besoj instinktit. Rezervave do t’u them se ata mund të luajnë ende një rol të madh. Ka ndodhur më parë. Do t’u them që të jenë të zhgënjyer dhe zemëruar me mua, por të jenë gati kur të hyjnë në fushë. Cilido që do të jetë titullar, jam i sigurt se do ta shijojë, pasi nuk ndodh shpesh të luash në shumë finale në jetë”.

Related posts

JO VETËM POGBA/ Një tjetër “djall” tjetër shkon gratis tek Juventus nga United

Isa.Autor

E FUNDIT/ Milan zyrtarizon blerjen e parë të merkatos së janarit për…

Delo.autor

MERKATOJA E SKËNDERBEUT/ Vjen sulmuesi i Empolit, në provë edhe një mbrojtës nga kampionati suedez

Delo.autor

Leave a Comment