Futboll Kategoria Superiore Sport

NISIN PËRGATITJET PËR EGNATIAN/ Ja lista e plotë e lojtarëve të skuadrës rrogozhinase…

Egnatia ka zbritur dje në fushë zyrtarisht për nisjen e fazës përgatitore të verës. Ashtu siç ishte theksuar, të gjithë pjesëtarët e stafit dhe lojtarët u paraqitën në vendin e caktuar. Pikërisht në orën 17:00, sipas njoftimit të bërë, njëri pas tjetrit titullarët e sezonit të kaluar dhe afrimet e fundit mbërritën në fushë.

Fillimisht u përshëndetën me trajnerët dhe drejtuesit e pranishëm në ditën e parë të fazës, tashmë si klub i Superiores. Pasi u veshën me uniformat e kësaj stine, nisi dhe hapi i parë, ku të rreshtuar lojtarët dëgjuan edhe trajnerin Gugash Magani që hapi bisedën. Trajneri peqinas bëri me dije programin stërvitor që do të ndiqet që ditë pas dite mund të pësojë ndryshime radhazi.

E veçanta ishte se të gjithë ata që kanë rinovuar si Shtubina, Krasniqi, A.Magani, Allmuça, portierët Hasanbelli, Puja e Jackson që ishin të pranishëm së bashku me përforcimet e merkatos. Të vetmit që nuk ishin të pranishëm në këtë ditë të parë mbeteshin Shyti, Gashi si dhe afrimet si Ymeraliaj e Krivanjeva që pritet të mbërrijnë.

Me grupin u bashkua dhe mesfushori brazilian Eller që sezonin e fundit u dallua me performancën e tij do vijojë bashkëpunimin, me sa duket. Ndërsa dy lojtarë nga Argjentina kishin ardhur në provë e nuk ka konfirmim deri në aprovimin e stafit për vijueshmërinë.

Që të dy luanin në role të ndryshme si qendërmbrojtës dhe sulmues, nëpërmjet një menaxheri shqiptar do të provojnë shanset e tyre për momentin tek Egnatia. Kur minutat kaluan, trajneri Magani e stafi tij udhëzuan lojtarët ta nisnin punën nga vrapimet e lehta, ushtrimet me dhe pa top, e gjithçka përfundoi me një minilojë.

Mënyrë tepër e mirë që stafi të dallonte lëvizshmërinë e çdokujt, por kishte dhe ndalesa që për shkak të vapës të freskoheshin me ujë. Nga pamja e parë u pa qartë se nisja ishte e mirë dhe pritet të ketë plotësim të skuadrës me të tjerë elementë gradualisht.

Në ndryshim nga përgatitjet e shkuara është menduar të përzgjidhet një nga fushat stërvitore në Peqin pranë pishave. Një terren ku gjithmonë stërvitet edhe klubi vendës dhe është e përshtatshme për këtë periudhë. Rrogozhinasit kanë edhe fushën e Lekajt, po temperaturat e larta bëjnë që të jetë në plan për më vonë stërvitja edhe atje.

I pranishëm ishte presidenti Agim Demrozi bashkë me drejtuesit që ndoqën të gjithë seancën nga afër. Ngjitja në Superiore bën që kushtet të jenë sërish komode e pritshmëritë akoma më të mëdha.

Related posts

SFIDA NDAJ BELGJIKËS PËR “EURO 2020″/ Befason ylli i Italisë: De Bruyne? Do të ishte më mirë të luante

Delo.autor

ALKMAAR-MANCHESTER UNITED/ Solskjaer i beson talenteve (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Dy klubet e vetme që mund të blinin Pogba nuk janë të interesuar

Sadik.Autor

Leave a Comment