Futboll Ligue 1 Sport

NUK NDALET NË MERKATO/ Sheikët duan Champions-in me çdo kusht, PSG vihet pas yllit të Premier…

PSG-ja nuk ka ndërmend të ndalet në merkato. Pas afroi Donarumën, Uajnaldum, Hakimin dhe Serxho Ramos tani klubi parisien është vënë pas Pol Pogba.

Francezët duan të fitojnë me çdo kusht Ligën e Kampionëve dhe po kërkojnë të përforcojnë çdo repart që ka mangësi. ‘’L’Equip’’ raportoi se kontaktet mes klubit dhe Mançester Junajtid kanë nisur dhe pritet një ofertë prej 80 milionë eurosh për ‘’djajtë e kuq’’.

Pogba fiton 13 milionë euro në vit dhe PSG-ja mund të rrisë rrogën e francezit që ta bindë të transferohet në Paris. Për momentin janë vetëm zëra, por shumë shpejt mund të ketë diçka konkrete në këtë aspekt pasi dhe vetë lojtari dëshiron të largohet nga ‘’Old Trafford’’.

Related posts

18 VJEÇARI DEBUTOI ME CHIEVON/ Ja cili është talenti shqiptar që po mahnit Italinë (FOTO)

Delo.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Guardiola gjen pasardhësin ideal të Sergio Agueros në Serie A tek…

Delo.autor

BYLIS-LUFTËTARI/ Trajneri kërkon të marrë 3 pikët në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment