Futboll Seria A Sport

OFENDOI RONALDON/ “Tellalli” i Portos ndëshkohet me gjobë të rëndë

Një gjobë prej 1430 eurosh. Kaq duhet të paguajë folësi i Portos, Fernando Saul, për fyerjen e Cristiano Ronaldos në rrjetet sociale, siç raportohet nga “A Bola”. Pas kalimit të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, të fituar nga Porto kundër Juventusit, Saul në dy “story” e tij në Instagram, që u fshinë më pas, i kishte drejtuar komente shumë të pakëndshme CR7 dhe familjes së tij.

Faktet datojnë që në marsin e kaluar dhe gjyqi, i kërkuar nga Federata Portugeze e Futbollit pas raportit të Sporting, çoi në gjobën e “tellallit” të Portos, i cili do të duhet të kompensojë kampionin portugez.

Related posts

U SHKARKUA NGA NAPOLI/ Anchelotti udhëton drejt Anglisë, takohet me drejtuesit e klubit të…

Delo.autor

KUPA E ITALISË/ Nuk di të ndalet, CR7 zhbllokon sfidën me një “PERLË (VIDEO)”

Delo.autor

MOURINHO MERR LAJMIN E MIRË/ Tottenham mund të ëndërrojë tani, vjen momenti i shumëpritur

Delo.autor

Leave a Comment