Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Flamurtari-Partizani. Rezultati 1-1

Flamurtari dhe Partizani luajnë mes tyre, sfidën e fundit të vlefshme për javën e 12-të në Kategorinë Superiore.

Në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës, vendasit e drejtuar nga Birçe, luajnë përballë vendit të parë në renditje, por nuk mungon uria për pikë, veçanërisht pas paraqitjeve të mira ndeshjet e fundit.

Nga ana tjetër, të besuarit e Lerdës kërkojnë të mbajnë sërish vendin e parë, duke filluar një farë shkëputje nga ndjekësit, dhe përballë vendit të fundit synohet vetëm fitorja.

 

LIVE | Flamurtari-Partizani 1-1

GOL:  B.Nebihi 58′ / Belica 54′

 

KOMENTI LIVE

62’ Ribaj kroson nga e djathta, por Hoxhaj nuk e mbërrin dot.

58’ GOOOOOOOL FLAMURTARI 1-1/ Barazohen pas 4 minutash shifrat në Vlorë. Ribaj nga e djathta pason në qendër, dhe Bajram Nebihi e çon topin në fundin e rrjetës, duke mposhtur Alban Hoxhën.

55’ Birçe kryen ndërrimin e parë. Rrapaj në fushë, del Bajraktareviç.

54’ GOOOOOOOL PARTIZANI 0-1/ Telushi godet fort nga goditja e dënimit, dhe devijimi i Moçkës mbetet në zonë. Aksionin e ndjek Belica, që e shtyn topin në fundin e rrjetës.

52’ Çinari gabon në mesfushë, dhe i dhuron një top Ribajt. Me të majtën godet sulmuesi, por pa problem për Hoxhën.

49’ Lerda kryen ndërrimin e parë. Idrizaj i lë vendin Romeros.

48’ Trashi futet drejt qendrës, dhe provon portën me të djathtën, por topi përshëndet rrjetën e jashtme.

46’ Menjëherë goditja e parë nga këndi për vendasit.

46’ Nis pjesa e dytë, me ekipet që nuk kryejnë asnjë zëvendësim.

Mbyllet pjesa e parë. Flamurtari-Partizani 0-0

46’ Asani provon me të majtën, por mbi traversë.

45’ 1 minutë shtesë.

45’ Kordeirdo kërcënon nga jashtë me të djathtën, por topi përfundon jashtë kuadratit të Moçkës.

39’ Asani kroson në zonë, por Zeqaj e largon me kokë. Sërish mbrojtësi pastron zonën, pas tentativës së Trashit.

36’ Bajraktareviç i merr një top Idrizajt dhe shkon te zona e Hoxhës, por miqtë mbyllin këtë aksion të vlonjatëve.

28’ Trashi provon direkt nga goditja e dënimit, por Moçka e devijon në goditje këndi.

24’ Karton i verdhë për Bajraktareviç, për një faull ndaj Kordeiros.

21’ Krosim nga e majta për Bardhin, Moçka është më i shpejtë dhe kap topin.

19’ Kordeiro provon direkt me të djathtën, nga rreth 30 metra. Goditja e tij pa shënjestër.

13’ Shpëton porta e Moçkës, teksa Bardhi godrt me kokë nga fare pranë, por nuk arrin të shtyjë në fundin e rrjetës.

10’ Telushi provon një goditje fluturimthi, teksa shërbehet direkt nga goditja e këndit, por nuk ka shënjestër.

5’ Çinari kroson nga e majta, por Zeqaj largon topin.

1’ Telushi hedh një top të gjatë për Çinarin, por është Moçka që del dhe kontrollon.

1’ Menjëherë është Çinari që provon një goditje brenda zone, por ndalet në këmbët e mbrojtjes.

1′ Nis takimi në Vlorë.

FORMACIONET

FLAMURTARI: Moçka, Gocaj, Zeqaj, Pjeshka, Muçollari, Bajraktareviç, K.Nebihu, Hoxhaj, Vatnikaj, Ribaj, B. Nebihu. Trajner: Luan Birçe.

bandicam 2019-11-10 16-17-33-020

PARTIZANI: Hoxha, Idrizaj, Boldor, Belica, Trashi, Kordeiro, Telushi, Mala, Asani, Çinari, Bardhi. Trajner: Franko Lerda.

Related posts

SFIDA NDAJ SKËNDERBEUT/ Mesfushori Krymi: Një përballje shumë e vështirë. Asnjë ekip nuk është i lehtë, por…

Delo.autor

ESPANYOL-REAL MADRID/ “Los Blancos” dyfishon shifrat, shënon Ramos

Delo.autor

NË NJË PERIUDHË DELIKATE/ Interi buzëqesh më në fund, pranon rinovimin e kontratës ylli…

Delo.autor

Leave a Comment