Futboll Sport

OPINION NGA GARY NEVILLE/ Penalltia nuk ishte 1 milion vjet, por s’më intereson

Nga Gary Neville

Është e pabesueshme. Atmosfera në “Wembley” ishte absolutisht e shkëlqyer. Garet Sauthgejt tha se ishte atmosfera më e bukur që kishte parë në “Wembley”-n e ri. Sigurisht, ai ishte aty në “Euro 1996”, në atë ndeshje me Holandën ku ne fituam 4-1 dhe ishte speciale kundër tyre dhe kundër Spanjës në çerekfinale.

Por, ndoshta sepse unë isha mes tifozëve kësaj here dhe ata na kanë munguar në 18 muajt e fundit, ishte akoma më e veçantë. Unë nuk jam i surprizuar që në 30 minutat e para, lojtarët ishin pak të emocionuar dhe nuk treguan qetësi në lojën e tyre. Ata u ndikuan pak nga emocionet, por nuk mund të mos ndodhte kështu. Zhurma përreth ishte e pabesueshme. Kishin familjet dhe miqtë në stadium dhe e ndienin.

PENALLTIA – Ajo penallti nuk ishte në 1 milion vjet. Asnjë shans, jo. Po mendoja se cilët do të ishin titujt e mediave, se si do të ndihesha në mëngjes nëse do të ishim në anën e kundër të asaj penalltie. Do të ishim absolutisht të shkatërruar, por sinqerisht kjo nuk më intereson. Kam luajtur me Anglinë në 8 turne gjatë karrierës time dhe jam eliminuar gjithnjë. Gola të anuluar, shanse të humbura, shtylla të goditura, kartonë të kuq. Të gjitha këto arsyet pse nuk kemi fituar gjithë këto vite. Por, unë mendoj sinqerisht se ne do të kishim fituar edhe pa atë penallti, pa diskutim. Mendoj se do të kishim bërë diçka tjetër në fushë gjatë minutave të mbetura dhe do ta kishim shënuar atë gol. Kur Dolberg dhe Damsgard u zëvendësuan për Danimarkën, ndeshja ndryshoi tërësisht. Atyre iu prenë këmbët. Mendoj se goli do të kishte ardhur. Nuk ishte një penallti ajo, ishte bujare, por jam i lumtur që e fituam.

ZGJEDHJET – Vendimi për të zëvendësuar Xhek Grilishin ishte i fortë, për shkak të stigmatizimit të zëvendësimit të lojtarit zëvendësues. Por, nuk ishte një vendim i fort nga pikëpamja taktike. Ishte absolutisht gjëja më e drejtë që duhej bërë në atë momenti. Grilish ishte i shkëlqyer gjatë gjithë këtij sezoni dhe unë e adhuroj si futbollist, por ai ishte lojtari i duhur që duhej zëvendësuar. Ai po vuante për të hyrë në lojë nga pikëpamja sulmuese ndërsa nga ajo mbrojtëse në krah të majtë, ai nuk është aq i fort sa të tjerët. Nuk ishte vendim i fortë nga pikëpamja sportive, por nga ajo emocionale po.

Mirëpo, Garet Sauthgejt e ka provuar disa herë gjatë këtij turneu se ai do të marrë vendime të vështira për të mirën e skuadrës. Dhe duke qenë se ai ka besimin e futbollistëve dhe respektin e tyre të plot, nuk ka keqkuptime. Ai mori vendimin e duhur për grupin, për veten dhe për vendin e tij të punës, sepse ai duhet të fitonte në fund. Do të ishte masakruar nëse nuk do ta kishte mundur Danimarkën, kështu që ai duhet të bënte zgjedhjet e duhura dhe ka provuar se është i pamëshirshëm në këtë pjesë.

Related posts

MOTO GP/ “Doktor” Rossi: Kjo është frika më e madhe që kam kur pilotoj një motor

Delo.autor

SKËNDERBEU-PARTIZANI/ Ndeshje e “çmendur” në Krujë, realizohen 2 gola në 2 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Presidenti i Barcelonës: Kënaqësi të flas me Realin për të marrë këtë lojtar

Delo.autor

Leave a Comment