Futboll Sport

PAS FITORES NDAJ VLLAZNISË/ Trajneri i AEL: Probleme në fillim, asgjë nuk mbaron me ndeshjen e parë

Trajneri i AEL, Dushan Kerkez, është i ndërgjegjshëm që skuadrës së tij do t’i duhet një ndeshje shumë e mirë në Shkodër përballë Vllaznisë, që të sigurojë kualifikimin në turin tjetër të Ligës së Konferencës. Pas ndeshjes, tekniku tha para mediave se loja e skuadrës duhej përmirësuar dhe e vetmja gjë që e kënaqte ishte se nuk ishte pësuar gol në sfidën e parë.

“Ishte e rëndësishme që ruajtëm rrjetën të paprekur. Në fillim kishim disa probleme kur Vllaznia mbante topin. Por pas 20-25 minutash, kur ne bëmë disa ndryshime në fushë, ne ishim më mirë.

Jam i lumtur, ne fituam, por asgjë nuk mbaron që në ndeshjen e parë. E dimë që ne duhet të luajmë më mirë që të kalojmë në turin tjetër. Do të bëjmë gjithçka për t’u kualifikuar”, tha trajneri i AEL.

Related posts

Filippo Inzaghi, ish sulmuesi i Milanit i lindur në ‘pozicion jashtë loje’

Q.Autor

PERISIC SHËNOI GOLIN E DYTË ME PENALLTI/ Wanda Nara “shpërthen”: Icardit nuk do ia heqin kurrë…

Delo.autor

INSISTON BARCELONA/ Katalanasit bëjnë tjetër ofertë për mesfushorin brazilian

Isa.Autor

Leave a Comment