Futboll Sport

PAS NDËRHYRJES KIRURGJIKALE/ Ibrahimovic pushime “fenomenale”, poza përkrah Ronaldos po bëhet virale (FOTO)

Zlatan Ibrahimoviç i cili ndodhet duke u rikuperuar pas ndërhyrjes kirurgjikale në gjurin e tij të majtë po kalon disa ditë pushimi në Ibiza.

Gjatë mbrëmjes së djeshme gjiganti suedez ka takuar idhullin e tij të madh, Ronaldo “fenomenin”, ku së bashku kanë bërë një foto dhe menjëherë është bërë virale në rrjet.

Dhe për ta përforcuar më shumë idenë që Ibra ka idhull Ronaldon, sulmuesi i Milanit gjatë një interviste të dhënë në muajin shkurt në “Discovery +” ka deklaruar se i ka thënë të gjithëve atyre që luajnë me të se Ronaldo është futbolli:

“Nuk kam nevojë të përshkruaj Ronaldo ‘fenomenin’. I them gjithmonë atyre që luajnë me mua se ai Ronaldo është futbolli. Kur e shihje sesi luante, të gjithë dëshironin të luanin si ai dhe të bëheshin si ai.”

Related posts

BUNDESLIGA/ Bayerni rikthehet i sezonit të shkuar, tjetër hap fals i Shalkes (VIDEO)

Isa.Autor

“Pas një gruaje të fortë, qëndron një burrë i fortë” (Foto)

Sadik.Autor

Federica Nargi/ Modelja shkëlqen me format e saj BOMBASTIKE në Mykonos (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment