Futboll Sport

PAS POLIMIKAVE PËR TË ARDHMEN/ Martinez shuan heshtjen dhe tregon a do të vazhdojë të jetë në krye të Belgjikës

Pas shumë dyshimeve mbi të ardhmen e trajnerit të Belgjikës, Roberto Martinez ka konfirmuar vetën e tij në stolin e ‘’djajve të kuq’’.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur ditën e sotme, tekniku spanjoll u shpreh se bashkëpunimi me Belgjikën do të vazhdojë dhe fokusi është tek Kupa e Botës që do të luhet vitin tjetër.

‘’Në momentin që ndiej se nuk mund të sjell më atë që duhet, unë do të jem i pari që do të largohet. Zhgënjimi pas ndeshjes kundër Italisë ishte i madh, por përqendrimi tashmë është në ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës në shtator dhe në katër sfidat e Ligës së Kombeve një muaj më vonë.

Vetëm kur të ndjej që nuk do të kem asgjë të jap në këtë skuadër, do të largohem. Është folur shumë për të ardhmen time: para, gjatë dhe pas turneut. Gjithmonë e kam të vështirë të flas për veten time, sepse kjo nuk ka të bëjë me mua.

Ka të bëjë me krijimin e kushteve më të mira të mundshme në të cilat futbollistët mund të punojnë dhe të zhvillohen. Unë ende shoh shumë energji në këtë grup dhe ky projekt është akoma në rritje. Kjo skuadër tani është e gatshme të lëvizë përpara, të kthehet në fushë’’, tha Martinez.

Related posts

MILAN-FIORENTINA/ “Kuqezinjtë” me shumë mungesa në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Rio Ferdinand tregon arsyen se pse Spanja dështoi në Rusi 2018

Sadik.Autor

SI GJITHMONË ME SURPRIZA/ Ja “çmenduria” e fundit nga trajneri Mourinho

Isa.Autor

Leave a Comment