Futboll Sport

PIQUE URON ITALINË/ Por e ka me penalltitë: Fakti që ata gjuajtën të parët si ndaj Spanjës, sërish i favorizoi

Finalja nuk ishte e mjaftueshme dhe trofeu nuk ishte i mjaftueshëm. Gerard Piqué, me sa duket, nuk e ka tretur ende eliminimin e Spanjës në gjysmëfinale dhe brenda pak ditësh vjen goditja e dytë nga mbrojtësi i Barcelonës.

Këtë herë pas finales së fituar nga Italia në Wembley. Kundër Anglisë, hedhja e monedhës bëri që Italia të fillonte përsëri e para në gjuajtjet nga penalltitë, gjë që, sipas lojtarit, ka favorizuar edhe njëherë Axurrët.

Lotaria e penalltive ndonjëherë mund të jetë e padrejtë, por në këtë rast Italia u shpërblye mbi të gjitha nga performanca mjeshtërore e Gigio Donnarumma-s, që më vonë kurorëzua si lojtari më i mirë i turneut.

“Italia ka fituar me meritë Euro 2020. Urime, ekipi kombëtar më i mirë i të gjithë kompeticionit. Sigurisht, fakti i gjuajtjes së parë me penallti i ndihmoi ata përsëri. Kjo e lejojë të humbasë një penallti, si kundër Spanjës, dhe të qëndrojë gjallë” – shkroi Pique në twitter.

Related posts

BARAZIM ME GOLA NË TORINO/ Romës nuk i mjafton Lukaku

F.autor

PO KËRKOHET ME NGULM NGA NAPOLI/ Ancelotti thur elozhe: Icardin e vlerësojnë të gjithë…

Delo.autor

Barcelona – Leganes: Rezultati dhe statistikat e pjesës së parë

Sadik.Autor

Leave a Comment