Futboll Sport

FUND I LUMTUR/ Roma nderon kampionët, e gjithë Italia në këmbë për heronjtë e Wembley (VIDEO)

Pasi prekën fundit tre vite më parë në nivel futbollistik dhe pasi përjetuan ferrin e COVID-19, më në fund Italia kishte një arsye të fortë për të festuar. I gjithë populloi italian gëzoi për suksesin e përfaqësueses “azzurre”, titulli kampion europe ishte një shpagim për një komb që ka shumë e dashuron futbollin.

Mancini dhe të besuarit e tij morën atë që i takonte, falënderimet pafundit nga të gjithë italianët dhe nga institucionet më të rëndësishme, nderime pafund për heronjtë që heshtën një stadium si Wembley duke i dhënë kupës një tjetër destinacion duke e dërguar në Romë

“Azzurrët” u pritën fillimisht nga presidenti Mattarella i cili shprehu mirënjohjen ndaj ekipit të Mancinit dhe duke falënderuar në veçanti kapitenin Chielini dhe Spinazzola që me paterica përjetoi çdo moment të kësaj finaleje.

Më pas kampionët e europës i pritën edhe nga kryeministri Draghi për ta mbyllur në fund me një gjiro mbi një autobus të hapur në rrugët e Romës ku me mijëra tifozë i shoqëruan duke festuar të gjithë së bashku për këtë sukses historik dhe të merituar.

Related posts

Di Maria “i shkel syrin” Simeones për ta afruar tek Atletico Madrid

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Liverpool vazhdon rekordin e fitoreve, Milani përfshihet në garë për kualifikim

Delo.autor

Loja e spiunazhit rus, ndikim edhe në Botërorin e kësaj vere

Q.Autor

Leave a Comment