Futboll Sport

SFIDA FINALE NDAJ ANGLISË PËR “EURO 2020″/ Mesfushori Verratti: Do të luajmë gjithçka në një ndeshje historike

Pushtuesi’ i fushës në ‘Wembley’? Mendoja se ishte Insinje, i ngjason”. Ndërkohë që Marko Verrati largohej nga salla për shtyp e Koverçanos, buzëqeshte për episodin e shndërruar viral në rrjetet sociale. Megjithatë, deri disa momente më përpara ishte shumë serioz duke folur për finalen që pret Italinë.

Serioz, por me shumë dëshirë për ta luajtur: “E pamë gjysmëfinalen tjetër të gjithë së bashku, Anglia është shumë fizike dhe jo vetëm kaq: ka lojtarë teknikisht shumë të zotë, e merituan finalen. Do të jetë një ndeshje ku të dyja skuadrat do të duan të fitojnë. Ata luajnë në shtëpi, e njohin mirë stadiumin. Megjithatë, triumfi për ne është një ëndërr”.

A ndieni frikë pasi keni parë arbitrimin në Angli-Danimarkë?

Do të arbitrojë një gjyqtar i madh dhe prisni një ndeshje të madhe, nuk mendoj se do të na kushtëzojë, janë të mësuar me sfida të rëndësishme, nuk kemi asnjë frikë.

Sipas jush, ishte penallti ajo që i lejoi Anglisë të fitojë?

Të kisha qenë në vend të arbitrit, nuk do ta kisha vërshëllyer. Megjithatë, është pjesë e futbollit, ishte një gol i rëndësishëm, por mendoj se ishte një penallti bujare. Sterling? Një lojtar fantastik, gjithmonë e kam admiruar dhe po zhvillon një Europian të madh.

 “Wembley” i mbushur me anglezë do t’ju kushtëzojë?

Shumë prej nesh janë mësuar me klimën e tifozërisë, do të na japë më shumë forcë edhe neve, nuk mund të gjesh stimuj më të lartë se këta.

Futbolli italian ka rigjetur besueshmëri?

Edhe jashtë Italisë shikoj gazetat franceze shumë të lumtura për ne, na kishte munguar disi besueshmëria në vitet e fundit, me këtë rrugëtim kemi rigjetur një vend ku Italia duhet të qëndrojë gjithmonë.

Çfarë ndjesie ju krijon të shikoni fansat që mbushin sheshet për ju?

Kur luan, mendon vetëm ka zhvilluar Marko Verrati në të gjitha kompeticionet me fanellën e Italisë, në të cilat ka shënuar edhe 3 gola. te topi dhe as nuk e kupton se çfarë po ndodh përreth. Është e vetmja gjë që nuk më pëlqen nga futbolli: gjithçka kalon aq shpejt, saqë nuk arrin të qëndrosh i përqendruar në një ndeshje apo të festosh sepse do të luash tjetrën. Entuziazmi të shtyn të shkosh përtej: çfarëdo që të ndodhë, duke pasur dhënë gjithçka, do të jemi në paqe.

Sa rëndësi ka presioni në ndeshje të tilla?

Janë ndeshje të lehta për t’u përgatitur, je në dijeni që të gjithë do të bëjnë një ndeshje të madhe. Kush do të luajë nga fillimi apo qoftë një minutë do të japë jetën, sepse janë momente që ndoshta nuk do të përsëriten më. Nuk është e nevojshme të karikohet kjo lloj ndeshjeje, këto ndeshje duhen fituar. Ata nuk kanë fituar asnjëherë, do të jenë thelbësore detajet dhe të harrohet gjithçka tjetër: ka shumë presion, kushdo që do të ketë dëshirë të argëtohet dhe do të arrijë ta marrë më lehtë, në kuptimin e mirë, do të ketë një avantazh të madh.

Ai dëmtim në maj ju trembi?

Tri ditë më pas mendoja se nuk do t’ia dilja, u rikthyen makthet e 2016-ës. Megjithatë, falë stafit që më mbështeti çdo ditë arrita të rikthehem në kushte optimale. Luajta katër ndeshje radhazi pa dhimbje dhe jam i lumtur, ishte e vështirë të qëndroje jashtë.

Jeni i lumtur nga transferimi i Donarumës te PSG?

Meriton të luajë në një klub të madh europian që synon të fitojë Ligën e Kampioneve, jam vërtet i lumtur që e kam në skuadër. Në Paris u zyrtarizua edhe Serxho Ramos… Ka fituar gjithçka, është një kampion dhe do të mund të na japë një dorë, jam vërtet i lumtur që zgjodhi PSG-në, po bëjmë një punë të madhe për të arritur te këta kampionë.

Çfarë mendoni për Anglinë?

Janë në finale për herë të parë, nëse nuk gabohem. Kanë pësuar vetëm një gol, kanë shumë ekuilibër në skuadër, e kanë merituar këtë finale. Jam i lumtur që do të takoj një skuadër të madhe në një stadium madhështor. Do të luajmë gjithçka në një ndeshje historike.

Çfarë nënkupton për ju kjo ndeshje?

Itali-Angli ka qenë debutimi im në kombëtare, në Botërorin 2014. Dhe atë ndeshje e fituam. Është edhe një sfidë mes dy kombëtaresh të mëdha që meritojnë të luajnë Europianin, kanë pasur një rrugëtim fantastik. Për fat të keq do të ketë vetëm një fitues, shpresojmë të jemi ne.

Related posts

Vermaelen: Belgjika jo e kënaqur me gjysmëfinalen, ja kujt i trembem

Isa.Autor

“KAPITENI NUK ËSHTË MIRË, AI ËSHTË…”/ Ronaldo i dërgon mesazhin e qartë trajnerit Sarri (FOTO)

Delo.autor

I DËBUAR NGA RANGERS/ Hije dyshimi mbi blerjen e Grezdas

Delo.autor

Leave a Comment