Futboll Sport

PO BËHET VIRALE/ Bonucci nuk ndalet talljet me anglezët as në pushime: Ne vazhdojmë me makaronat (FOTO)

“Vazhdoni të hani makarona, duhet të vazhdoni të hani përsëri. Përsëri makarona!”. Ky ka qenë festimi unik i Leonardo Bonuçit para kamerave drejtuar tifozëve anglezë pak çaste pasi Italia siguroi fitoren me penallti në EURO 2020.

Një tallje që bëri xhiron e rrjetit e i dha edhe statusin e heroit për tifozët italiane mbrojtësit të Juventusit. Një tallje, e cila nuk ka ndër mend të përfundojë, edhe pse ka kaluar thuajse një javë nga ajo finale kundër Anglisë.

Bonuçi dhe Kielini, të dy qendërmbrojtësit e Italisë, po kalojnë bashkë pushimet e tyre dhe vazhdojnë të argëtohen ende me atë frazë të famshme. Sot, ata kanë postuar në rrjetet sociale një foto ku shfaqen të dy duke ngrënë makarona dhe nuk kanë kursyer thumbimin e radhës ndaj anglezëve.

“Ne vazhdojmë të hamë makarona, po ju?”, është komenti i Bonuçit për këtë foto të postuar, në Instagram duke kujtuar festën e tij pas penalltisë së fundit që e bëri Kampion Europe.

Related posts

NGA VIRUSI TEK FUTBOLLI/ Shikoni koreografinë drithëruese të Zenitit (VIDEO)

Delo.autor

Vecino: Interi duhet të fitoj ndaj Juventusit

Sadik.Autor

MERKATO E VERËS/ Lazio fiksohet pas mesfushorit Shaqiri, Igli Tare bën tentativën e parë. Ja plani…

Delo.autor

Leave a Comment