Futboll La Liga Sport

PO BËHET VIRALE/ E pabesueshme çfarë paska bërë ky tifoz 100-vjeçar, i marrosur pas Messit (VIDEO)

Ai është 100 vjeç, por i ka shkruar të gjithë golat e Messit me dorë në një letër, duke specifikuar datën dhe kundër kujt ia ka bërë “bam” ylli argjentinas. Diçka vërtet e jashtëzakonshme. Emri i tij është Hernán dhe e ka ndjekur karrierën e gjashtë herë fituesit të “Topit të Artë” që nga debutimi i tij. Aq tifoz i yllit argjentinas është sa në një fletore ka shkruar me dorë të gjithë golat e “10” me dorë.

Fundjavën e kaluar, Messi më në fund fitoi trofeun e parë të madh ndërkombëtar në karrierën e tij të ndritur, teksa Argjentina mundi Brazilin në finale e “Copa America”, në stadiumin “Maracana”. Gëzimi i yllit argjentinas për këtë titull ishte shumë i dukshëm edhe për tifozët në vend dhe miliona të tjerë në të gjithë botën. Mes festimeve me shokët e skuadrës, 34-vjeçari bëri një video-telefonatë me tifozin 100-vjeçar të tij, duke e lumturuar pa masë të moshuarin.

Related posts

SUPERSFIDA/ Sarri: Kam FRIKË ndaj Man City, nuk kam fituar asnjëherë ndaj atij

Isa.Autor

SI ËSHTË E MUNDUR? Gol i çuditshëm në Holandë, shikoni si sulmuesi shënon pa e prekur topin (VIDEO)

Delo.autor

MAKTHIT I VJEN FUNDI/ Paul Pogba përmbush dënimin dhe kërkon rikthimin në fushë

F.autor

Leave a Comment