Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Flamurtari-Kukësi. Rezultati 0-3

Flamurtari dhe Kukësi luajnë ndeshjen e fundit të kësaj jave në Superiore.

Vlonjtatët me shumë probleme financiare dhe jo vetëm do të vihen përballë Kukësit, që e ka nisur shumë mirë kampionatin duke fituar Partizanin në javën e parë.

Nga stoli do e nisë ndeshjen Abazaj për verilindorët, ndërsa Flamurtari në majën e sulmit do të luajë me Vatnikajn. Musta-Gavazaj-Shkurtaj do jetë treshja e sulmit për Kukësin.

 

LIVE | Flamurtari-Kukësi 0-3
GOL:  / Shkurtaj 23′, 62′, Gocaj aut. 73′

KOMENTI LIVE

73’  KUKËSI 0-3/ Verilindorët shënojnë të tretin, pas një dhurate nga Gocaj. Abazaj hedh një harkim me të jashtmen në zonë, e drejt topit shkon Shkurtaj, por Gocaj teksa do ta çojë në goditje këndi, e çon në rrjetën e tij.

67’ Ardit Hoxhaj provon një roveshatë pas një krosimi të gjatë nga e djathta, por Avdyli i vëmendshëm kontrollon.

65’ Debuton në Superiore Kristal Abazaj me fanellën e Kukësit. Tropojani futet në fushë në vendin e Gavazajt.

64’ Rrapaj nga brenda zone provon të befasojë Avdylin, por në pozicion pret gardiani i Kukësit.

62’  KUKËSI 0-2/ Dyfishojnë verilindorët. Rroca hap lojën në të djathtë për Maliqin, dhe në pasimin për Shkurtajn, sulmuesi nuk fal vetëm me Moçkën.

60’ Qarkullon topin në mesin e fushës Kukësi, teksa e mban nën kontroll Flamurtarin.

56’ Musta lëviz bukur teksa kalon në mes të mbrojtjes, lë pas edhe Deliajn, ndërsa bllokohet nga Moçka. Më pas, në vazhdimin e aksionit godet edhe Kitanovski, por topi përfundon jashtë.

53’ Shkurtaj provon të futet sërish në mesin e mbrojtjes vlonjate, por bllokohet me forcë nga Deliaj.

46’ Nis pjesa e dytë në Vlorë. Dy zëvendësime te Flamurtari. Vatnikaj e Qarri mbesin në dhomat e zhveshjeve, futen në fushë Bajram e Kreshnik Nebihi, të dy kushërinj.

Related posts

Partizani në “gjumë”/ Të kuqtë pa dëshirë për sezonin e ardhshëm

Sadik.Autor

Kthesa 180 gradë e francezit/ Fillimisht kërkoi largimin, tani pritet ti ngelet në “derë” Man United

Isa.Autor

IBRA MESAZH KUQEZINJËVE: Nuk është SEKRET që MILANI më pëlqen, por NUK do…

Isa.Autor

Leave a Comment