Futboll Seria A Sport

“PROBLEME” NË HORIZONT/ Vjen ultimatumi për Ronaldon, ka 15 ditë kohë për të marrë masa

“Probleme” në horizont për Cristiano Ronaldo-n.

Kampioni portugez i Juventus ka 15 ditë për të bërë disa ndryshime në verandën e ndërtuar në tarracën e apartamentit të tij luksoz në Lisbonë.

Pasi ka inspektuar punime, Bashkia e Lisbonës i ka komunikuar 21 korrikun e kaluar CR7 se “duhet të rivendosë legalitetin urban”.

Me fjalë të tjera, sipas bashkisë, lojtari duhet të “rikthejë kushtet që ekzistonin para punimeve, sepse kjo shtesë nuk është në përputhje me projektin e pallatit”.

Kjo është ajo që shkruan Correio da Manha.

Kundër Ronaldo-s ka dalë edhe arkitekti i pallatit, që pak muaj më parë ka kritikuar “modifikimin” e bërë nga ylli i Juventus-it.

Related posts

MERKATO E JANARIT/Presidenti i PSG Al-Khelaifi takohet me menaxherin e Isco

Delo.autor

COVID-19 “PUSHTON” KUKËSIN/ Preken 7 lojtarë dhe 3 zyrtarë të klubit. Kërkohet shtyrja…

Delo.autor

Salah ndjen mungesën e Coutinhos

Q.Autor

Leave a Comment