Futboll Sport

PSG-JA NUK NDALET/ Do të tentojë edhe yllin e Francës

PSG-ja nuk ka ndërmend të ndalet, por do të tronditë botën e futbollit. Pas zyrtarizimeve të Vajnaldumit, Hakimit dhe Serxho Ramosit, klubi francez është gati të bëjë një tjetër goditje të madhe.

Pol Pogba është ai që pëlqehet nga drejtori sportiv Leonardo dhe kanë nisur bisedimet mes tij dhe menaxherit Raiola. Pogba nuk e ka rinovuar ende kontratën me Mançester Junajtidin dhe ajo skadon pas 12 muajsh.

Diçka e tillë e detyron klubin anglez që të tregohet i kujdesshëm dhe të vlerësojë çdo ofertë që vjen drejt tij. Në të kundërt mund ta humbasë futbollistin me kosto zero verën e ardhshme.

Sipas “ESPN”, “Djajtë e Kuq” mund ta lënë të lirë kampionin e botës për një shifër 50 milionë paund. Nuk duhet të harrojmë që edhe Donaruma ka arritur marrëveshjen me PSG-në dhe shumë shpejt pritet që të zyrtarizohet.

Related posts

MANCHESTER CITY-SCHALKE/ “Vendasit” kalojnë në epërsi, shënon Aguero

Delo.autor

Arsenal pranë akordit me Dortmund për qendërmbrojtësin

Sadik.Autor

ALLEGRI GATI TË RIKTHEHET NË PUNË/ Në Itali zbulojnë të ardhmen e ish-trajnerit të Juves

Delo.autor

Leave a Comment