Futboll Seria A Sport

E PABESUESHME/ Ylli i Brazilit: Kam kaluar net pa gjumë pas asaj ndeshje

Mund të konsiderohet portieri më i mirë në botë, të paktën në këtë moment. Alisson Ramires Becker, për të gjithë Alisson, portieri i Roma-s dhe i Brazilit, është padyshim zbulimi i sezonit të fundit të futbollit europian.

I kërkuar nga klubet më të rëndësishëm, Real Madrid mbi të gjithë, ai është i përqendruar te Botërori, por, në një intervistë të dhënë për “La Repubblica”, ka rrëfyer disa të veçanta të stilit të tij të lojës dhe një prapaskenë që ka pasur lidhje me sfidën e Champions League të luajtur mes Roma dhe Liverpool.

“Luaj si mbrojtës, marr pjesë në ndërtimin e aksioneve. Nuk kam frikë të përdor këmbët, nuk ndihem në siklet nëse nuk e prek topin me duar, përkundrazi kërkoj të mos bëj më shumë se duhet. Kjo është tradita jonë”, ka thënë Alisson.

Duke kujtuar shtatë golat e pësuar nga Brazili dhe Julio Cesar kundër Gjermanisë: “Nuk i ka pësuar ai, por i gjithë Brazili. Unë kam qenë në shtëpi para televizorit dhe e kam parë të gjithë ndeshjen. Disa gjëra nuk harrohen kurrë, mund t’i thuash vetes se nuk ishte fundi i botës, por shenja mbetet”.

Më pas, Alisson ka zbuluar prapaskenën: “Kur unë kam pësuar pesë gola kundër Liverpool kam përjetuar një eksperiencë të ngjashme dhe nuk kam fjetur për ditë me radhë. I kam kaluar netët duke pyetur veten: cilin gol mund të kisha shmangur? Fatmirësisht ke mundësinë të luash përsëri dhe të ndryshosh historinë”.

Related posts

Lamtumirë Inter, Juventus bën gati 40 mln € për portugezin

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Tekniku Allegri do të kthehet në Serinë A, por jo tek Juventus…

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Ja momenti kur Rudiger i mohon golin Foden me një super ndërhyrje (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment