Futboll Kategoria Superiore Sport

REALIZOI DOPIETË NDAJ INTER ESCALDES/ Sulmuesi Plaku: Rasti në fund mund të hidhte poshtë gjithçka…

Sebino Plaku ka realizuar dy nga golat më të rëndësishëm. Eurogola që vlejnë sezonin dhe shumëçka për skuadrën durrsake. Një eliminim ndaj andorrianëve mund të kishte pasoja në kampin e “djemve të detit”, por sulmuesi i aktivizuar nga minuta e parë shpërblen me dy gola që vlejnë kohën shtesë dhe mundësinë për të bërë historinë. Ekskluzivisht për “Panorama Sport”, sapo përfundoi ndeshja, sulmuesi i Teutës tregon emocionet, episodet më interesante të ndeshjes si dhe dedikimin për këtë arritje të madhe.

EMOCIONET E KUALIFIKIMIT-Teuta shkon për herë të parë në turin e tretë të një kompeticioni europian dhe kush më shumë se protagonisti i një dopiete e ka gëzuar më shumë. Plaku, për gazetëntregon se sa e rëndësishme ishte kjo paraqitje për të. “E kam pritur shumë gjatë këtë moment. Jam me të vërtetë shumë i lumtur që shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme”, thotë fillimisht për gazetën. Më tej, i pyetur për dopietën, ai gjendet i pa fjalë. “Jam pa fjalë. Di të them që jam thjesht i lumtur që kontribuoj për këtë ekip në një ndeshje që shndërrohet shumë e rëndësishme për historinë e tij”, deklaron Plaku.

ECURIA NË EUROPË-Skeptikët ishin të shumtë që pas paraqitjes që linte për të dëshiruar, nuk besuan se Teuta mund të shkojë gjatë në Europë. Tri ndeshje pa shënuar, bënin që të ishin vërtet të paktë ata që mendonin se mund të rrinin më tej. Por Plaku jo, nuk është prej tyre. “Të them të drejtën e menduam që mund të shkonim gjatë në këtë kompeticion, për vetë faktin se kishim një shans nga Champions-i që na katapultonte në turin e dytë. Pas ndeshjes së parë në Durrës, ishim të gjithë të zhgënjyer por me besimin që meritonim më shumë dhe dotë bënim gjithçka në Andorrë për t’ia dalë”, shton më tej 36-vjeçari.

MINUTA E 90-TË… Në fund të kohës së rregullt Plaku humbi shansin për të… fituar një top. Do të ishte protagonisti i vetëm absolut i një mrekullie, që me tre gola të kualifikonte i vetëm skuadrën durrsake për më tej. Mirëpo, në minutën e fundit, humb një rast të artë për ta bërë historinë i vetëm. “Pas të gjithë atyre emocioneve fantastike, pas dy golave dhe sidomos atij të dytit, në atë episod në fund të kohës së rregullt m’u kthye mbrapsht çdo gjë. Megjithatë, desh Zoti që ne fituam dhe ia dolëm. Dedikimi? Shokëve të ekipit për të gjithë vështirësitë që kanë kaluar këto kohë. Sigurisht, dedikimi nuk mund të mungojë edhe për familjen time”, përfundon sulmuesi.

Related posts

Nuk marrin fund problemet te Man United, MOURINHO gati për merkaton e janarit

Isa.Autor

CIKALLESHI NË TOP FORMË, SHKËLQEN NJË ISH I PARTIZANIT/ Shikoni notat e legjionarëve për fundjavën që lamë pas

Delo.autor

PARA NDESHJES ME MOLDAVINË/ Presidenti Duka: Tifozët duhet ta mbështesin Kombëtaren

Delo.autor

Leave a Comment