Futboll Sport

SFIDA FINALE NDAJ BRAZILIT PËR “COPA AMERICA”/ Skaloni: Të fitojmë për Messin dhe për veten

Argjentina kërkon të fitojë pas 28 vitesh Kupën e Amerikës dhe të rikthejë në vend më në fund një trofe të madh. Trajneri Lionel Skaloni e kupton mirë përgjegjësinë që ka, por ai beson se uria e Mesit do të jetë ajo që do të bëjë diferencën:

“Kemi ardhur në këtë finale duke treguar një dëshirë të madhe për të triumfuar. Mesi është gati dhe të gjithë e panë në gjysmëfinalen ndaj Kolumbisë se çfarë bëri në fushë.

Unë mendoj se ai ka qenë gjithmonë lideri ynë dhe jam i bindur se do të jetë edhe ndaj Brazilit. Mendoj se ka ardhur ora që ai të fitojë trofeun e tij të parë për veten, por edhe për të gjithë ne argjentinasit. Ndaj, tani nuk na mbetet vetëm që të bëjmë një ndeshje të madhe”.

Related posts

“TANI LUAJ NË MBROJTJE”/ Panuçi “hap kartat”: Asani i Partizanit mund të bëjë punë, Hafizin do e marr në…

F.autor

Sadiku rikthehet në stërvitje, ja si duket sot pasi frakturës në hundë

Q.Autor

MADHËSHTOR NË DURRËS/ Partizani mposht Teutën në “Niko Dovana” dhe luan një finale me… Vllazninë

Delo.autor

Leave a Comment