Futboll Sport

STUDIMI/ Humbi Anglia, 38% më shumë dhunë në familje

Kombëtarja angleze humbi finalen e Europianit kundër Italisë në “Wembley” të dielën dhe gjatë asaj dite, të shumta ishin incidentet e dhunshme që detyruan policinë të ndërhynte.

Në fund, 19 policë mbetën të plagosur. Qendra Kombëtare e Dhunës në Familje në Mbretërinë e Bashkuar e kishte paralajmëruar një gjë të tillë. Në një studim të tyre, në rast se Anglia do të humbiste në “Wembley” finalen e 11 korrikut, atëherë dhuna në familje do të rritej me 38%.

“Dhuna në familje dhe finalet e futbollit lidhen ngushtësisht me incidentet e regjistruara që shtohen me 26% në rast se luan Anglia, 38% nëse Anglia humbet dhe 11% një ditë më pas, nëse Anglia fiton apo humbet”, ishin rezultatet e studimit.

Related posts

PREJ MË SHUMË SE NJË DEKADË PA SHTËPI/ Olsi Rama: Ja kur pritet të jetë gati kompleksi i Partizanit

Delo.autor

Bisedime frytdhënëse, mesfushori i Napolit është shumë pranë Manchester City

Sadik.Autor

PAS TRIUMFIT NDAJ GENOAS/ Flet trajneri Conte: Kemi pasur probleme të rëndësishme, por…

Delo.autor

Leave a Comment