Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ VLLAZNISË/ Trajneri i AEL u druhet tifozëve shkodranë: Më të mirë në shtëpinë e tyre

AEL Limasol do të ketë si objektiv jo vetëm të fitojë ndeshjen e parë ndaj Vllaznisë që e luan në fushën e vet, por edhe të sigurojë një rezultat që t’i bëjë sa më thjeshtë ndeshjen e kthimit në turin e dytë të Ligës së Konferencës. Këtë e shpjegoi më së miri trajneri i qipriotëve, Dushan Kerkez, i cili në konferencën për shtyp para sfidës, paralajmëroi se përballe gjendej një ekipi i fortë i cili luante më mirë para tifozerisë së vet të zjarrtë, ndaj kjo ndeshje e parë ishte në funksion edhe të asaj të kthimit.

Duam që të kemi një pjesëmarrje të mirë, kemi punuar një vit për të qenë këtu. Jam i lumtur me përgatitjet. Askush nuk mund të jetë gati për një muaj, por jemi në rrugën e duhur. Kemi këtë ndeshje me Vllanzinë, i kemi parë të dy ndeshjet, dhe kemi bërë analizën e tyre. Është një skuadër e cila luan më mirë në shtëpi. Ajo ka një trajner i cili ka qenë një lojtar kalibrit të lartë. Ai sigurisht që ka eksperiencë, ka fituar një Kupë dhe ishte ngjitur me kampionen në renditje. Ata janë një skuadër, luajnë të gjithë së bashku dhe janë të zjarrtë në fushë, si tifozët e tyre. Por ne duam të luajmë dy ndeshje të mira dhe të kalojmë. UEFA ndryshoi rregullin e golit jashtë fushe, do të thotë që duhet të luajmë shumë fort për rezultatet në dy ndeshje që të kalojmë turin.

Të ruajmë portën e paprekur është shumë e rëndësishme, por nuk do të thotë asgjë. Vllaznia është pak më e përgatitur se ka luajtur dy ndeshje zyrtare. Ne duam të bëjmë lojën tonë, por nuk jemi të vetëm në fushë.

Të gjithë skuadrat ndjehen mirë në fushën e tyre. Duhet të jemi të përgatitur për një ndeshje të vështirë në Shqipëri, tifozeria e tyre është shumë e zjarrtë. Çfarëdo që të ndodhë, objektiv kemi kualifikimin, Vllaznia është një skuadër shumë e mirë dhe duhet të luajmë dy ndeshje të mira që të kalojmë. Favoritët ekzistojnë vetëm në letër”, tha trajneri i AEL.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Zbulohet se kur do të largohet Valverde nga Barcelona

Delo.autor

NDRYSHON LËVIZJEN/ Ja kuptimi i festës dhe gjestit të Ronaldos pas golit (VIDEO)

Delo.autor

Sot derbi për vend të 4 mes Chelsea dhe Tottenham, formacionet e mundshme

Sadik.Autor

Leave a Comment